Ilir Meta si ‘banori’ i 313-ës: Kërkesa për të shkëmbyer letra, stërvitje dhe për të mos takuar Monika Kryemadhin
Ilir Meta duke dale nga GJKKO, 23 tetor
Ilir Meta është një ndër “banorët” më të rëndësishëm të paraburgimit "Jordan Misja" ose sic njihet ndryshe "burgu 313" në Tiranë. Për shkak të pozicioneve të rëndësishme që ka mbajtur në drejtimin e vendit, si president, kryeminister, kryeparlamentar dhe disa herë ministër, Meta tashmë nën arrest nën dyshimet për korrupsion, fshehje pasurie e pastrim parash, është duke qëndruar në një sektor të burgut nën masa të posacme sigurie.
Për të është parashikuar një plan i detajuar për të shmangur cdo incident për jetën e ish-kreut të shtetit. Përgjatë këtyre ditëve të qëndrimit, dy prej të cilave në qelinë e observimit, Meta ka kërkuar të lejohet për të dalë në ambjentin sportiv që të ushtrohet në stërvitje.
Po ashtu ka kërkuar letra dhe stilolaps, me qëllim që të komunikojë mesa duket për cështje të rëndësishme me djalin e tij Besarin dhe të besuarit e tij në Parti. Mësohet se ka qenë avokati i tij, Genc Gjokutaj që ka zhvilluar takime me ish-presidentin dhe ka shkëmbyer letrat.
Ai ka dërguar letra nga i biri dhe prej andej ka nxjerrë letrat e Ilir Metës. Edhe pse përmbajtjet e letrave mbahen tejet sekret, mesa duket ish-presidenti ka vendosur të komunikojë në këtë mënyrë, për cështje të rëndësishme që lidhen me akuzat, strategjinë e mbrojtjes, por edhe mënyrën sesi do të drejtohet partia e Lirisë gjatë kohës që ai do të jetë në paraburgim.
Veç Gjokutajt takim me Ilir Metën ka marrë dhe drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve i cili sipas procedurës ka komunikuar me të, nëse kishte ndonjë kërkesë apo shqetësim lidhur me qendrimin në qeli. Burimet thanë se Meta nuk ka shfaqur asnjë shqetësim. Javën e ardhshme SPAK do të firmosë lejen që Ilir Meta të zhvillojë takime me familjarët. Fakt është që kurrsesi ish-presidenti nuk do të pranojë takime me ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, e cila po ashtu është nën hetim dhe nën masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”./ VNA
S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
53.3%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 2249
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Meta është në relaks total', Edmond Petraj në 'Studio Live': E ka kaluar atë momentin kur ulërinte! Për 1 vit mbyllen hetimet, rrezikon deri në 10-15 vite burg
31 Tetor, 19:11
-
Meta nga burgu: Arrestim im bandidesk për të më izoluar! Provat janë në telefonin e sekuestruar të ish gruas time dhe grupit të saj të ngushtë
30 Tetor, 18:03
-
Nën akuzë për korrupsion, Piro Xhixho paraqitet në SPAK për masën detyrim paraqitjeje (VIDEO)
30 Tetor, 11:19
-
Protesta e opozitës/ Meta mesazh nga qelia: Mirënjohje për qindra-mijëra shqiptarë, nuk ka forcë që e ndal uraganin e lirisë!
29 Tetor, 22:18
-
Ylli Pata: Pse PD e ka “harruar” Ilir Metën?
29 Tetor, 21:13
-
Jakin Marena: Berisha ‘lojë’ mes Metës e Kryemadhit dhe ‘koncidenca’ Durim Bami
29 Tetor, 20:41
-
Meta në burg për lobimin në SHBA e dosja CEZ- DIA, Tezja e Kryemadhit tërheq vendimin e GJKKO-së
29 Tetor, 14:24
-
Meta, 1 javë pas arrestit/ Gazetari Sokol Dema: Lëshoi fjalë të rënda ndaj Policisë dhe në seancë fyeu Dumanin! Sefa: SPAK nuk e ka pasur të lehtë atë skenë
29 Tetor, 08:09
-
Ylli Pata: Pse Ilir Meta e quan veten si Aldo Moro? Po cili ishte 'kompromisi historik i Likes'?
29 Tetor, 08:02
-
Spahiu: Meta gënjen, Rama s’e futi në burg por e shpëtoi 10 vjet duke e bërë President dhe Kryetar Kuvendi
29 Tetor, 07:35
-
Meta në burg, Ngjela për Report Tv: SPAK po godet në nivelet e larta! Shqiptarët s'e duan korrupsionin, s'pati revolta për arrestimin e dy liderëve të opozitës
28 Tetor, 18:28
-
Letra e Metës nga burgu, Anri Bala: Deklarata patetike! Edvin Kulluri: Bllokimi rrugëve nga PD? Do i plasin shpirtin njerëzve
28 Tetor, 18:01
Saliu thotë Free Saliun. Meta thotë Lironi Metën. Rama thotë janë në burg. Kë të besojë populli kur ata thonë të njëjtën gjë? Sikur duan me i mbush mendjen popullit që besoni çfarë ju themi ne. Mos i kontrollo
PërgjigjuTa nxiu jeten Mona trashaluqe. te thonim dikur, kujdes nga ajo, mos i perzje familje e politike, por ti nuk na degjove, biles na denigrove e perjashtove nga PL. Tani mbaje mire burgin se e meriton. Nje ish mik i vjeter. GOGU
Përgjigju