Imagjinoni, sikur të rikthehen në pushtet…

Imagjinoni, sikur të rikthehen në pushtet…

Sali Berisha dhe Ilir Meta

Po kërkojnë me ngulm rikthimin në pushtet, po kërkojnë me ngulm mbrojtjen e pasurive, pasi u kthyen në sheikë, ata që erdhën në Tiranë dhe u futën në politikë (fatkeqsisht) me çorape “korçe” dhe valixhe druri. Erdhën, flinin në konvikte, pastaj gjetën shtegun dhe u futën në partiçka, u bënë anëtarë, zvarriteshin zyrave të partive, pastaj anëtarë kryesie, pastaj “hop” deputetë, u bënë me goxha para dhe pasuri, dhe sot hajde ti mbash…

Kapardisen majë makina fuoristrada 150 mijë euroshe, vishen luks, ku vetëm çorapet u kushtojnë 150 euro, dhe tallen me popullin. Mbajnë fjalime, ulurasin, ngrejnë zërin në komisione parlamentare (se kujtojnë se marrin pushtetin nga Rama me britma), dalin së fundi në rrethe, ku mbledhin në salla të mbyllura një grusht “demokratësh”, u tundin ca letra bakalli , me gjoja ‘korrupsion nga Rama dhe Veliaj”, dhe kjo na qenkësh…opozita.

Imagjinoni sikur të rikthehen edhe njëherë në pushtet këta sheikë, që edhe pse në opozitë, kanë çdo ditë në xhepa para, aq sa merr një pensionist në 6 muaj. Imagjinoni sikur të rikthehen edhe njëherë në pushtet këta, që parfumosen dhe lyejnë flokët me xhel sot, dhe bërtasin në Parlament se “populli po vuan”.

Asnjë prej tyre nuk kam dëgjuar të thotë “nuk e dua pagën e deputetit për 1 vit, dhe ja kaloj fukarenjve të zonës time elektorale”.  Imagjinoni sikur të rikthehen edhe njëherë në pushtet këta lubi të parave, pasurive, të koncesioneve, që sa kishin pushtetin nuk lanë “lek t’ju bjerë nga xhepi”. Imagjinoni sikur të rikthehet edhe njëherë në pushtet, kasta e atyre që erdhën me çorape “korçe” dhe valixhe druri në Tiranë, dhe sot kanë vila nga Veriu në Jugun e vendit.

Jo, shqiptarët nuk do të gabojnë më kurrë, sepse kujtojnë dhe nuk harrojnë, ato ç’ka bënë ata sa kishin pushtetin nga 1992 deri 1996, dhe 2005 deri 2013. Vendi ka nevojë për politikanë ideatorë, novatorë, punëtorë, dhe jo për zhvatës, mashtrues, dhe karagjozë pushtetesh.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 28/04/2024 17:50

    Këta nuk kthehen më në pushtet se janë Marioneta të dështuara. Tani imagjinoni kë do venë në pushtet ata që kontrollojnë këta?

    Përgjigju
    • Devi: 28/04/2024 18:09

      Të bejn gjemen

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Lazio siguron Europa Leaguen, Hysaj fiton kundër Ismajlit dhe Shpendit! Në fushë Juve, luhet edhe Atalanta - Roma

GOLAT/ Lazio siguron Europa Leaguen, Hysaj fiton kundër Ismajlit dhe Shpendit! Në fushë Juve, luhet edhe Atalanta - Roma