Imzot Giovani Peragine, nga dita e sotme ka marrë zyrtarisht detyrën e Arqipeshkvit të dioqezës Shkodër - Pult.
Ceremonia e dorëzimit të detyrës është mbajtur pranë katedrales se Shkodrës ku iu dorëzua detyra nga Monsinjor Angelo Massafra.
Në fjalën e tij të parë i Arqipeshkëv i dioqezës Shkodër Pult, Monsinjor Peragine u shpreh se vjen në Shkodër në këtë detyrë të rëndësishme duke e cilësuar si tokë e shenjtë të katolicizmit në Shqipëri.
“Të dashur vëllezër e motra me pranimin e dorëheqjes së Angelo Massafra, nga Papa Francesku për arsye të moshës po përgatitem të filloj shërbesën si bari i Arqipeshkvit të Dioqezës Shkodër - Pult. Ndjenja e habisë për atë që Zoti nëpërmjet kishës më kërkon, më jep zemër që t’i besoj vullnetit të tij dhe të pranoj atë që është e re. Jam i vetëdijshëm që po hyj në një kishë me traditë të lashtë të krishtare. Me ardhjen në këtë diqoqezë jam i vetëdijshëm se po shkel në një tokë të shenjtë. Në ndërhyrjet e tij, Zoti na bën që të kuptojmë se autori i misionit kishtar dhe çdo veprimi baritor është vetë ai. Protagonisti i kishës është shpirti i shenjtë, ndërsa ne jemi veglat në duart e tij, të thirrur për t’i besuar fjalëve të tij, Mos ki frikë unë do të jem me ty”, tha Imzot Giovani Peragine.
Monsinjor Peragine u caktua Ipeshkëv kuadotur në Maj të vitit të kaluar pas dorëheqjes së Monsinjor Angelo Massafra, i cili shërbeu në Shkodër për 28 vite.
Mesha e parë zyrtare e kreut të ri të kishës katolike në Shkodër do të mbahet më 11 Janar.