Disa persona të paidentifikuar kanë dhunuar teknikun e Report Tv, Petro Plaku, pranë çadrës së protestuesve të Partisë Demokratike në Bulevard. 

Mësohet se gjithçka ka ndodhur pas një sherri të momentit të teknkut me disa persona, të cilët dyshohet të jenë protestues të opozitës. 

Tekniku i Report Tv, Petro Plaku bashkë me ekipin e transmetimit të Report Tv, ndodhen të instaluar në Bulevard që prej ditës së parë të protestës të opozitës përpara Kryeministrisë. 

Burime nga policia bëjnë me dije se po hetojnë për shkakun e përplasjes. 

Ndërkohë, tekniku i Report Tv, Petro Plaku, ka bërë denoncim në polici për ushtrim dhune. 

Petro Plaku rrëfen dhunën
Tekniku i Report Tv, Petro Plaku, theksoi se është qëlluar papritur nga disa persona, militantë të PD-së, gjatë kohës që po ushtronte detyrën pranë protestës së opozitës. 

Plaku ka thënë gjithashtu se policia ka shoqëruar vetëm atë për të bërë deponimin pranë komisariatit nr.1 në kryeqytet, ndërsa nuk ka kontrolluar në çadër për dhunuesit. 

"Komisariati nr.1 për të denoncuar ngjarjen. Më kanë marrë mua dhe jo dhunuesit. Unë jam i dhunuari dhe më kanë marrë mua, por jo ata që ushtruan dhunë. Nuk e di se kush janë personat, nuk i identifikoj dot. P asnjë lloj konflikti, erdhën direkt dhe më goditën. Jam goditur brenda në çadrën e PD. 
Isha në orar pune dhe nuk e di pse më goditën
", tha ai për Report Tv. 

petro plaku
(Tekniku i Report Tv, Petro Plaku)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com