Incidenti me flamurin në Çeki, Shakohoxha akuzon drejtuesit e FSHF-së: Rrinin si bufa në tribunë dhe nuk reaguan

Incidenti me flamurin në Çeki, Shakohoxha akuzon drejtuesit e FSHF-së: Rrinin si bufa në tribunë dhe nuk reaguan

Përdhosja e simboleve kuqezi në Pragë dhe Dritan Shakohoxha

Ish-kandidati për president i FSHF-së, Dritan Shakohoxha, ka reaguar pas incdentit të rëndë të ndodhur në stadiumin e Pragës në ndeshjes mes Çekisë dhe Shqipërisë, ku tifozët vendas përdhoshën flamurin kuqezi.

Dritan Shakohoxha në një intervistë për Podcastin “Versus”, ka akuzuar drejtëpërdrejtë drejtuesit e lartë të FSHF-së, të cilët edhe pse u vunë në dijeni të kësaj gjëje nuk bën asnjë reagim për të ndalur ndeshjen, derisa ato flamuj të hiqeshin.

“Ajo që mua më ka mërzit është se zëra brenda Federatës dhe gazetarë pranë tyre duan të nxjerrin fajtor futbollistët se pse nuk reaguan. Futbollistëve nuk u lejohet kjo gjë, drejtuesit e Federatës kanë qenë në stadium, e kanë parë shumë mirë atë gjë.

Fotografia është shpërndarë nga tifozët kuqezi dhe pas pjesës së parë ku u postua dhe e lexuan në portalet në Tiranë duke qenë në stadium në Pragë edhe thanë hajde ta heqim.

Djalli ta marrë tani, të hajn dy salçiçe, të pijnë një birrë më pak dhe të dalin më shpejt aty në stadium dhe të hapin sytë, mos të shohim telefonin gjithë kohës.

Flamuri jot të është përdhosur dhe ti duhet ta ndalosh ndeshjen se je i detyruar ta bësh këtë gjë. Duhet të kesh respekt për flamurin tënd në çdo moment, je i detyruar për këtë gjë që për më tepër ti përfaqëson Shqipërinë.

S’ mund të rrish 45- minuta si buf në tribunë dhe të thuash se pash unë. Pastaj ka qindra punonjës, lojtarët njoftuan stolin, se përderisa Daku ia tha gjyqtarët këtë gjë, ia ka thenë edhe stolit dhe nuk reagon askush.

Dhe kjo është e pabesueshme”, u shpreh Shakohoxha.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona