Incidenti me gazetarin gjatë operacionit, PD: Dënojmë sjelljen e Policisë, pamje tronditëse për gjendjen e mjeruar të lirisë së medias

Incidenti me gazetarin gjatë operacionit, PD: Dënojmë sjelljen e Policisë, pamje tronditëse për gjendjen e mjeruar të lirisë së medias

1627411448_1627410324VOKSHI.jpg

Lidhur me operacionin antidrogë që u zhvillua ditën e sotme në Tiranë ku Policia ka shtrirë në tokë gazetarin Ergys Gjencaj ka reaguar edhe Partia Demokratike përmes një deklarate zyrtare. Nga selia blu, Albana Vokshi ka dënuar sjelljen e forcave Policore teksa thekson se pamjet ishin tronditëse. Sipas Vokshit, ky incident si edhe raste të tjera që kanë ndodhur më parë tregojnë gjendjen e mjeruar të lirisë së medias në vendin tonë.

Ndër të tjera Vokshi tha se kjo pamje e Policisë është fytyra e qeverisjes 8-vjeçare të Edi Ramës teksa shtoi se asnjë gazetar nuk duhet të preket me dorë kur është në krye të detyrës.

Deklarata e plotë e Partisë Demokratike

Shumë shqiptarë kanë ndjekur sot me shqetësim pamjet e rënda të dështimit të policisë për kapjen e një trafikanti droge dhe dhunimin e gazetarit që po raportonte për këtë ngjarje në Tiranë.

Gazetari Ergys Gjençaj, u përball sot padrejtësisht me brutalitetin shtetëror, ndërsa ishte më krye të detyrës, i identifikuar si gazetar.

Pamjet që u shpërndanë janë tronditëse për gjendjen e mjeruar të lirisë së medias më Shqipëri, por edhe të luftës kundër krimit të organizuar, që mban në këmbë qeverinë e Edi Ramës.

Një trafikant i dyshuar droge sfidon një grup me policë në mes të ditës. Ai i ikën policisë dhe ky është nga ato rastet, kur dështimin e vet policia e mbulon me dhunë ndaj gazetarëve.

Ergys Gjonçaj po raportonte, po kryente detyrën, po filmonte edhe me celular, ndërsa policët sillen si bandat. I marrin celularin me te cilin po filmon dhe po raporton, e trajtojnë dhunshëm, pa treguar respekt për informimin e publikut. Pra, kemi një në gazetar të shtrirë përtokë nga policia, si të ishte më vendet më regjim zyrtar autokratik, jo në një vend që synon të anëtarësohet në NATO.

Kjo pamje është pasqyra e vërtetë e qeverisjes 8-vjeçare të Edi Ramës. Lë kriminelët të largohen dhe dhunojnë gazetarët, që janë në vijën e parë për të raportuar dhe, në shumë raste, për të ndihmuar Policinë e Shtetit.

Partia Demokratike e dënon këtë sjellje brutale të përsëritur të forcave të policisë me gazetarët. As Ergys Gjençaj dhe asnjë gazetar nuk duhet të preket me dorë nga shteti, nga pushteti, nga politikanët! Megjithë problemet e mëdha të medias, gazetarët duhet të jenë të paprekshëm në kryerjen e detyrës!

Asnjë justifikim i policisë nuk e përligj dot dhunën e ushtruar ndaj gazetarit, ndërsa ishte në krye të detyrës. Për shumë qytetarë është e qartë se sjellja brutale e policisë ndaj gazetarëve buron nga sjellja e ngjashme e kryeministrit me mediat.

Është ai që sulmon i pari, që i intimidon dhe i shantazhon gazetarët. Veprimet e tjera të policëve të papërgjegjshëm apo arrogantë janë pasojë e gjuhës dhe veprimeve të dhunshme të kryeministrit.

Gjuha denigruese ndaj gazetarëve u theksua si një shqetësim kryesor i raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet. Raporti që konfirmoi masakrën zgjedhore të 25 prillit me blerjen e votës dhe përdorimin e shtetit, vë në dukje se gazetarët janë censuruar dhe janë gjendur përballë presionit dhe korrupsionit.

Dhuna ndaj gazetarëve, njësoj si blerja e votës, nuk ka lidhje me demokracinë dhe shtetin ligjor! Partia Demokratike do të jetë gjithmonë në krah të gazetarëve, sepse ne vlerësojmë se zëri i tyre duhet të shkojë sa më i vërtetë tek qytetarët!


Lajmi kryesor:

Tiranë/ 1.2 kg kokainë në kuti picash, goditet grupi i shpërndarësve të 'maskuar', 4 të shoqëruar! Videoja kur u ikin policëve, kapen për disa minuta! Efektivët shtrinë barkas gazetarin


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës