Inskenoi vdekjen e tij, Gjykata e Apelit të Peruxhias jep Ok për ekstradimin e Davide Pecorellit në Shqipëri
Davide Pecorelli dhe makina e djegur prej tij
Gjykata e Peruxhias ka dhënë Ok për ekstradimin e Davide Pecorellit në Shqipëri. 49-vjeçari u dënua nga Gjykata e Shkodrës me 4 vite burg muajin e kaluar.
Në tetor 2022 prokuroria e Pukës mbylli hetimet dhe e akuzoi italianin për 5 vepra penale: Akuzuar për kryerjen e veprës penale të "Mashtrim" në bashkëpunim, "Dhunimi i varreve" "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" e "Shkatërrimi i pronës me zjarr".
Kërkesa për ekstradimin e Pecorellit në Shqipëri u bë nga Prokuroria e Pukës.
Ngjarja
Davide Pecorelli u zhduk në janar të 2021 Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare u ngritën në këmbë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator 2021 Davide Pecorelli, u shfaq për mrekulli shëndoshë e mirë në një gomone pranë ishullit Montecristo, duke tronditur jo pak e duke sjellë me vete edhe 'historinë' se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur. "Po kërkoja një thesar" pat deklaruar ai.
Me intinerarin nga Rinasi drejt Shkodrës e më pas në Pukë ai humbi gjurmët duke djegur brenda automjetit një skelet të cilin rezulton se e ka marrë duke dëmtuar një varrë në varrezat e Pukës. Për disa javë ky u bë lajmi që shqetësoi hetuesit mes Italisë e Shqipërisë ku një grup i posaçëm zbarkoi në Pukë.
Por teksa hetimet ishin në vijim, rezultoi se eshtrat e gjetura në automjetin e djegur model skoda i përkisnin një tjetër AND-je dhe jo pemës gjenetike të familjes Pecorelli.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?
-
Po
26.4%
-
Jo
65.7%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 3648
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodër/ Garantimi i një sezoni turistik të sigurt! Procedohen penalisht 10 persona
26 Korrik, 15:52
-
Shkodër/ Përplasen 2 mjete me njëra-tjetrën! Plagoset 7-vjeçari
26 Korrik, 11:47
-
Arrestohet hajduti i banesave në Shkodër, vodhi 1 shtëpi dhe tentoi 3 të tjera në qershor
26 Korrik, 08:31
-
Fier/ Në kërkim nga Italia për trafik droge! Arrestohet me qëllim ekstradimin 33-vjeçari
25 Korrik, 11:33
-
VIDEO/ Prezantohet projekti i stadiumit të ri modern, pronarët e Romës: Ai mishëron pasion
24 Korrik, 16:10
-
SPAK e SHBA godasin grupin kriminal që kalonin qytetarë me dokumente false nga Hani i Hotit për në Amerikë e Kanada! Në burg organizatori, 4 arrest shtëpie, mes tyre 2 policë
23 Korrik, 16:25
-
Operacioni ‘Territor i pastër’ në Shkodër, asgjësohen mbi 10 mijë bimë kanabisi! Kontrolle edhe me helikopter
23 Korrik, 15:18
-
PD dhe shoqëria civile protestë kundër ‘Rozafa Tower’ në Shkodër: Kulla s'asht Cool
22 Korrik, 21:50
-
Në jet ski me dy vajzat e mitura në liqenin Vau i Dejës, Babai humb kontrollin e përplaset me shkëmbin, të 3 në spital
21 Korrik, 18:05
-
Aksident në aksin Rrjoll-Shkodër, automjetet përplasen! Dy pasagjere dërgohen në spital
21 Korrik, 17:09
-
Vrau me thikën e kuzhinës 28-vjeçarin italian pas një debati, arrestohet 42- vjeçari shqiptar
21 Korrik, 13:43
-
Mrekulli e natyrës, Rragami në Shkodër ‘thith’ turistët! Të huajt: Fantastike! Udhëtim me varka drejt Komanit e lumit të Shalës
20 Korrik, 19:36