INSTAT: 117 aksidente rrugore në
shkurt, 13,3 % më pak se në 2016

Në muajin Shkurt 2017 ndodhën 117 aksidente rrugore, 13,3 % më pak se një vit më parë.

Numri i të aksidentuarve në Shkurt 2017 është 159 persona nga 172 që ishte një vit më parë. Të dhënat vijnë përmes Institutit të Statistikave, sipas të cilit Numri i personave të vdekur gjatë muajit Shkurt është 17 dhe krahasuar me mesataren e personave të vdekur gjatë vitit 2016, ky numër është ulur me 22,7 %.
 
Aksidentet rrugore, në 83,8 % të rasteve, kanë ndodhur nga sjellja e drejtuesit të mjetit. Ndërkaq kanë qenë përsëri moshat e reja një prej shkaqeve kryesore të aksidenteve. Numri më i lartë i aksidenteve (33,3 %) është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç.

Në Shkurt 2017, numri të aksidentuarve (vdekur apo plagosur) për 100.000 banorë ishte afërsisht 6 persona, krahasuar me mesataren e vitit 2016 ky numër u ul me 25,0 %.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Jini të hapur për të eksploruar ndjenja të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Jini të hapur për të eksploruar ndjenja të reja...çfarë thonë yjet për ju sot