Intervista e Ramës për gazetën
gjermane, Shehu: Kërcënoi BE

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në një reagim për sa i përket intervistës së kryeministrit Rama në gazetën gjermane “ Frankfurter Rundaschau”, është shprehur se kryeministri ka kërcënuar Bashkimin Europian për vonesat në hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Nëpërmjet reagimit në Facebook, Shehu e këshillon Ramën që të publikojë sa më pak intervista, pasi është duke dëmtuar procesin e integrimit të Shqipërisë.

Statusi i Tritan Shehut në FB:

KRYEMINISTRI ME INTERVISTAT NE SHTYPIN NDERKOMBETAR, VECSE DEMTON PROCESIN E INTEGRIMIT TE SHQIPERISE!

Reflektim për dy intervistat problematike te tij ne tre dite:

1-Ne gazetën gjermane “Frankfurter Rundschau” ai pothuajse “kercenon” BE per vonesen ne hapjen e negociatave me ne, duke deduktuar se shqiptaret po humbin durimin ndaj Brukselit, gje qe mund t’i beje te ndermarin hapa te tjera!!

SHQIPTARET NUK PO HUMBIN DURIMIN NDAJ BRUKSELIT, QE ESHTE E VETMJA ALTERNATIVE PER NE, POR NDAJ VETE Z. RAMA!

Vonesa jone ne kete proces, e vecanerisht parakalimi i vendeve te tjera te Rajonit, vjen per shkak te problemeve tona, krimit, droges, korrupsionit, aventurizmit etj, pergjegjese per te cilat eshte Qeveria e drejtuar nga ai.

Me tej “gafat” thellohen kur kryeminitri kerkon te cfaqet si “babai i nje kombi te diskriminuar”, duke “harruar” se shqiptaret tashme jetojne e qeverisin vete ne shtete demokratike ne Rajon, gje qe nuk ndodh me disa popuj te tjere europiane.

NDONESE I SAPO KTHYER NGA ITALIA AI LE NE HARESE ROLIN E MADH TE ROMES NE PROCESET TONA INTEGRUESE E DEMOKRATIKE!

Motori i BE mbetet Trekendeshi Berlin-Paris-Rome, te cilin Z.Rama paradoksalisht e redukton ne Boshtin “Berlin-Paris”, gje qe bie ndesh edhe me interesat tona.

2-Ne intervisten per “La Republica” nga Roma, ai provokon demtueshem Brukselin me percaktimin qe i ben “Rajonit” me vendet e tij. Ai “harron” se termi “Ballkan Perendimor” eshte politik e i vetmi qe perdoret nga BE per Rajonin tone me perspektive europiane. Ne nuk kemi asnje interes ta veme ne dyshim kete percaktim e perberesit e tij!!

SA ME PAK INTERVISTA TE PUBLIKOJE KRYEMINSTRI YNE, AQ ME MIRE DO TE ISHTE PER VENDIN E RAJONIN.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)