“Në këtë qytet kam ndërtuar jetën time dhe nuk do doja kurrë të largohesha nga këtu. Është një qytet me tradita kulturore dhe historike, ndaj me shumë dëshirë mora përgjegjësinë për të drejtuar Bashkinë Delvinë”. Kështu ka deklaruar në një intervistë për ERTV, Majlinda Qilimi, kandidate e Partisë Socialiste për Bashkinë Delvinë, me profesion arsimtare për një periudhë të gjatë kohe.
Ajo prezantoi për ERTV, projektet e saj zhvillimore duke filluar që nga rivitalizimi i qendrës së qytetit Delvinë.
“Ky shesh është realizuar nga projekti Iirilindjes urbane, por unë dua që këtë qendër ta rivitalizoj duke shtuar hapësirat e gjelbra, duke vendosur më shumë stola dhe kënde për fëmijë, por edhe duke e kthyer në shërbim të biznesit. Më pas do të shtrihemi në të gjitha rrugët e qytetit dhe te ato që lidhin fshatin me qytetin”, tha Qilimi.
Qilimi shtoi se tashmë ka marrë zgjidhje problemi i ujit të pijshëm pasi falë mbështetjes së qeverisë, “jemi në procesin e tenderimit të projektit për ujësjellësin dhe së shpejti do të nisë zbatimi i tij, për të furnizuar banorët me ujë të pijshëm”.
Kandidatja socialiste ka një alternativë edhe për zhvillimin turistik të zonës.
“Delvina ka vlera të lashta historike, që në mesjetë ka qënë sanxhak dhe qendër shumë e dëgjuar. Fatkeqësisht sot i mungon një muze dhe unë do ta filloj nga muzeu që do të marrë jetë shumë shpejt. Ristrukturimi i tij do t’i shërbejë turizmit në zonë, duke u ndërthurur edhe me resurset natyrore që zona jonë ka”, theksoi Qilimi.
Ajo premtoi edhe ngritjen e një qendre sociale të përkujdesjes për shtresat dhe komunitetet më në nevojë të Delvinës.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4488
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Policia operacion kundër shpërndarësve të drogës në Vlorë, Sarandë e Delvinë, 12 të arrestuar, 1 në kërkim
16 Dhjetor, 10:57
-
Reportazh/ Fshati Bajkaj i Delvinës në 'luftë' me etjen! Një dramë njerëzore mes premtimeve të pambajtura dhe shterimit të burimit të ujit
27 Nëntor, 10:27
-
Delvinë/ Banorët kontribuojnë për kthimin në identiteti të kishës bizantine
9 Nëntor, 17:15
-
Aksident i rëndë në Delvinë - Kardhiq! Makina përplas për vdekje 72 vjeçarin, po lëvizte me lopë e gomar! Ngordhin dhe kafshët (EMRI)
27 Tetor, 07:37
-
Delvinë/ Banorët e dy fshatrave në protestë kundër HEC-it Sasaj: Na prishi rrugën
25 Gusht, 14:17
-
Zjarr në fshatrat e Delvinës, 110 forca në terren! Vatra aktive edhe në Selenicë dhe Vranisht të Himarës
11 Gusht, 13:12
-
Shuhen flakët në Finiq, zjarri dogji sipërfaqe të parkut arkeologjik, ministria e Mbrojtjes: Shmangëm dëmet e monumenteve e bazilikatave
9 Gusht, 08:27
-
Shuhet zjarri në Delvinë, vijon pranë liqeneve të Lurës, flakët kanë përpirë pyllin me pisha! Ushtria e zjarrfikëset në vendngjarje
13 Korrik, 11:18
-
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Shuhen flakët në Dropull! Vazhdon operacioni pranë liqeneve të Lurës
12 Korrik, 18:15
-
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 3 vatra aktive në Delvinë, Gjirokastër dhe në Liqenet e Lurës
12 Korrik, 10:01
-
VIDEO/ Vatra zjarri në Delvinë, ngrihet brez sigurie për të mos iu afruar puseve të naftës! Zjarrfikësit dhe banorët në luftë me flakët
10 Korrik, 22:18
-
Sarandë/ Digjet një 'Range Rover' në aksin Kardhiq-Delvinë, personat brenda mjetit arrijnë të dalin në kohë
7 Korrik, 18:37