Parashqevi Ademi ish-gjyqtarja e Laçit, e dënuar nga Krimet e Rënda me 2 vite burg për korrupsion aktiv kryer në bashkëpunim i refuzohet licenca për ushtrimin e profesionit të avokatit.

Burime për Report Tv bënë me dije se ky refuzim është marrë konform ligjit pasi Ademi si ish-gjyqtare ka patur probleme me drejtësinë dhe ajo s'mund të ushtrojë një profesion publik siç është ai i avokatit.

Mësohet se Ademi ka aplikuar për lejen e ushtrimit të avokatit në fund vitin e 2016-ës ndërsa me këtë refuzim ajo nuk mund ta ushtroj profesionin e avokates.

Ndërkohë po sipas të njëjtave burime nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë në listën e personave që iu është refuzuar e drejta për të ushtruar profesionin e avokatit në vitin 2016 janë 20 të tillë përfshirë dhe ish-gjyqtarë apo prokurorë të dënuar nga drejtësia.

Rasti i Parashqevi Ademit u bë i njohur përmes emisionit investigativ 'Fiks Fare', në televizionin Top Channel.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com