Ish-sekretari i FSHF-së:Shoqatat
fantazmë s'duhet lejuar të votojnë
Fino:Këto shoqata do i çoj në prokurori,Duka të kërkojë falje

Ish-sekretari i FSHF-së:Shoqatat<br />fantazmë s'duhet lejuar të votojnë<br />Fino:Këto shoqata do i çoj në prokurori,Duka të kërkojë falje<br /><br>
Eduart Prodani, ish-sekretari i Federatës Shqiptare të Futbollit gjatë një intervistë të dhënë për “Shqiptarja.com” ka deklaruar se 8 shoqatat e futbollit rajonal që nuk janë të regjistruara në gjykatë nuk duhen lejuar që të votojnë në Asamblenë Zgjedhore për kreun e federatës.

Prodani ka komentuar garën për presidentin e FSHF-së ku ka vlerësuar kandidimin e Bashkim Finos, duke e quajtur atë si personalitet që i jep një vlerë të shtuar futbollit shqiptar. Sa për presidentin aktual, ish-sekretari i FSHF-së shprehet se Duka e drejton në mënyrë autoritare atë dhe duhet që në këtë federatë gjërat të ndryshojnë.

Duke ju falenderuar për intervistën më lejoni në fillim t’ju pyes që duke pas qenë Sekretar i Përgjithshem i FSHF-së, a ndjeheni i lirë të shpreheni për çështje të brendëshme delikate si përshembull ato që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe votimin për President?
Është një standard etik dhe një rregull shpesh i pashkruar që pasi je larguar nga një institucion apo organizatë për një kohëzgjatje të caktuar të mos komentosh mbi çështje që kanë të bëjnë me aspekte të brendëshme të punës dhe të vendimeve që janë marrë atje. Në Shqipëri ky parim përgjithësisht nuk repektohet, por nuk besoj se ky është rasti im. 

Unë jam larguar nga FSHF në vitin 2012 dhe tashmë jam i çliruar nga ky lloj detyrimi etik dhe moral. Natyrisht që në asnje rast nuk do të publikoj informacione apo komentoj çështje për të cilat kam marrë dijeni për shkak të detyrës që kam patur atje por jam i lirë të jap mendimin tim dhe opinione për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë më të mirën e futbollit dhe të insitucionit qendror të tij.

Si e shikoni kandidimin e zotit Fino? A mund të sjellë një fitore e mundëshme e tij zhvillime pozitive për futbollin Shqiptar?
Të gjithë e dimë se ç’ndodh me qeverisjet totalisht të centralizuara dhe autoritare sidomos me ato që zgjasin me dekada. Edhe gjenial po të jete lideri, me një kokë dhe dy duar nuk mund të shkosh shume larg. Nuk është ndonjë gjë e re të thuhet se Federata e Futbollit është një sistem që drejtohet në mënyrë shumë të centralizuar dhe se autoriteti i zotit Duka de facto prevalon mbi çdo autoritet tjetër atje. Padyshim që nën një regjim të tillë dëshira për iniciativë vyshket dhe energjitë e drejtuesve të sektorëve atrofizohen. 

Duke patur parasysh dhe kohën shumë të gjatë të tij në post, nuk është shumë e vështirë të imagjinohet se idetë atje janë shumë të pakta dhe se sfidave të reja, që shtron koha institucioni nuk mund t’i përgjigjen veçse me mentalitete dhe metoda të vjetra. Zoti Duka tashmë është një peng i vetë autoritarizmit që vetë ka krijuar dhe nuk mund të bëjë shumë për këtë gjë. Ai në fakt është një i izoluar i madh që e përcepton realitetin sipas këndvështrimit të një qerthulli të ngushtë mentorësh dhe vartësish servilë.

Nga ana tjetër ka kohë që në ambjentet e Federatës dhe në komunitetin e futbollit është krijuar bindja që zoti Duka është i pakonkurrueshëm dhe se nga posti i Presidentit të Federatës ai do të largohet vetëm për të dalë në pension, psikozë kjo që e përkeqeson me tej impotencën udhëheqëse të Federatës dhe krijon premisat për arrogancë dhe arbitraritet. Dhe në të vërtetë zoti Duka është vështirësisht i konkurrueshëm në atë post.

Numri i limituar i trupës elektorale, kuadri rregullativ, mosnjohja e akteve dhe praktikave, anëshmëria e administratës dhe një sërë faktorësh të tjerë që lidhem me kompleksitetin e situatës ekonomiko-sociale në Shqipëri e bëjnë praktikisht të pamundur që një kandidat çfarëdo nga komuniteti i futbollit apo jashtë tij ta rrezikojë ndopak në votim zotin Duka.

Duke patur parasysh sa me sipër une e shikoj kandidimin e zotit Fino, si shume të dobishëm për Federatën dhe futbollin Shqiptar. Fiton apo humbet, kandidimi i tij do të shkaktojë patjetër ngacmime të forta  pas të cilave në çdo rast gjërat do të lëvizin për më mirë. Vetëm shpalosja e platformave, shtruarja e problemeve për zgjidhje, promovimi i ideve dhe projekteve të rinj, fushata mediatike, etj. do të ishin nje premise për hapjen e një kapitulli të ri në futbollin Shqiptar pas këtyre zgjedhjeve. Përsa i përket cilësive individuale të zotit Fino, mendoj se s’ka nevojë për koment.

Mjaft të përmend përballimin e detyrës se kryeministrit në vitin e vështirë ‘97 per t’u garantuar për aftesite e tij në komunikim, menaxhim situatash, negocim zgjidhjesh komplekse, fleksibilitet, etj  që janë cilësi shumë të rëndësishme për kryerjen me sukses të detyrës për të cilën kandidon. Ndërkohë që njohuritë e tij për mënyrën e funksionimit të pushtetit qendror dhe vendor si dhe lidhjet personale në qendër dhe bazë mund ta ndihmonin shumë një bashkëpunim me organik dhe më fitimprures të futbollit me organet shteterore. Futbolli ka shume nevojë për kontributin direkt të njerezve nga sektorë të tjerë.

A nuk është e dëmshme përzierja e politikes ne sport? Mos vallë nje fitore e mundeshme e zotit Fino do ta kompromentonte FSHF?
Ndërthurja e sportit me politikën është e padëshirueshme dhe sigurisht e dëmshme. Por në rastin kur zoti Fino do të largohet publikisht nga përgjegjësitë dhe detyrat e tij politike ai do të jetë nje ish-funksionar politik dhe nga pikëpamja formale nuk kemi asnjë konflikt. Në dijeninë time dhe ish-Presidenti i Federates Italiane zoti Abete kish qenë më parë me funksione politike dhe përfaqësuese por nga të cilat ishte krejt i shkëputur gjatë kryerjes së detyrës në futboll.

Une mendoj se ndërhyrja e politikes në sport nuk lidhet me prezencen e ish politikanëve në poste drejtuese. Kjo bile mund të ishte e dobishme për të ndihmuar zhvillimin e sportit sidomos në një vend ku ai në nevoja dhe probleme të medha si në Shqipëri.

Pavarësisht sqarimit tuaj, a mund të lindin probleme ne marrëdheniet me FIFA-n dhe UEFA-n në rast të fitores së zotit Fino? Kemi parasysh këtu ndërhyrjen e fortë që bënë këto institucione në favor të zotit Duka disa vite me parë.
Disa vite me parë FIFA dhe UEFA mbrojtën integritetin e institucionit të futbollit kundër qëllimit të drejtuesve të lartë të shtetit dhe politikës për largimin e Presidentit të FSHF, mbështetur në akuza të pabazuara. Këtë ato do ta bëjnë me vendosmëri në çdo rast. Por ato në asnjë rast nuk do të ndërhyjnë në rezultatet e zgjedhjeve të lira dhe në përputhje me statutin dhe rregulloret e FSHF. 

Përkundrazi, kandidatët alternativë ndaj presidentëve në fuqi mund të gjejnë te FIFA dhe UEFA garancinë dhe pikën e referencës në rast të parregullsive proceduriale dhe shkeljeve statutore që mund të pretendohen kundër veprimeve dhe vendimeve të strukturave të federatës pasi besueshmëria ndaj tyre mund të vihet lehtë në dyshim për shkaqe që në rastin e vendeve si Shqipëria merren me mend lehtë.  

Si e shikoni garën? Mbi cilat kritere mendoni se do të vlerësojnë anetarët e Asamblesë Zgjedhore kanditatet? Programet apo cilësite individuale?
Garën e shikoj të ekuilibruar dhe të fortë deri në fund. Nga përvoja e di se programet dhe platformat formale që besoj do paraqesin kandidatët nuk do të jenë përcaktuese në votën e klubeve dhe anëtareve të tjerë të Asamblesë Zgjedhore. Premtimet konkrete po që mund të luajne rol të rëndesishem. Këtu besoj se avantazhi është në anën e zotit Fino pasi zoti Duka do ta ketë të vështirë të bindë në realizimin e projekteve për të cilat ka pasur kaq shumë kohë në dispozicion. 

Ndërkohe që koha e shkurtër në dispozicion deri në zgjedhje si dhe procedurat e zgjedhjeve që përcakton Statuti dhe Rregullorja e Asamblesë së Përgjithëshme janë faktorë në favor të zotit Duka.  Gjithsesi të përqendruar tërësisht në kandidatet për presidente opinioni shpesh harron se ajo asamble po atë dite do te kryeje dhe nje votim tjeter po aqe te rendesishem, ate per anetaret e Komitetit Ekzekutiv te FSHF. Megjithe emrin e madh Presidenti i Federates ne te vertete ka shume pak kompetenca te drejperdrejta.

Ne te vertete ai anon me shume nga nje figure honorifike se sa nje hallke ekzekutive. Nuk duhet te ngaterrohemi me modelin aktual ku Presidenti shikohet si fillimi dhe fundi i procesit te vendim—marrjes. Ne te vertete, pas Asamblese se Pergjitheshme, organi me i larte vendim-marres eshte pikerisht Komiteti Ekzekutiv i cili me shumice te thjeshte mund ta shnderroje Presidentin ne nje kukull. Prandaj zgjedhjet per anetaret e Komitetit Ekzekutiv jane nje ane shume e rendesishme e ketyre zgjedhjeve dhe kandidatet per president do te luftojne po aq fort dhe për listat e tyre te anetareve.

A mendoni se rezultatet e fundit historike të Ekipit Kombëtar do të jenë një plus i madh në favor të zotit Duka?
Rezultatet e ekipit kombëtar shpesh nga disa paraqiten si meritë absolute e FSHF, bile personalisht e presidentit. Ndërkohë ka të tjerë që argumentojnë së në rast se do merren merita për rezultatet e dy kompeticineve të fundit atëherë duhet nxjerrë dhe përgjegjësia për mjaft sezone të mëparëshme me rezultate të dobëta, ndonjëhëre shumë të dobëta.

Unë jam i mendimit se duke mos mohuar kontributet dhe meritat per sukseset e fundit, institucioni i futbollit nuk ka pse te gjykohet per rezultatet e mira apo te dobeta qe arrihen nga nje trajner apo apo brez i caktuar futbollistesh. 

Federata ne te vertete duhet gjykuar per kushtet organizativo-llogjistikeqe krijon, programet dhe metodat qe aplikon per te siguruar furnizim ne vijimesi me lojtare te pergatitur ne tere spektrin e cilesive, klimen, frymen e kolektivitetit dhe fillozofine qe arrin te percoje ne tere sistemin e skuadrave kombetare, etj.

Si qëndron çështja e shoqatave fantazëm denoncuar në media dhe cili është roli i tyre në votimin në Asamble?
Shoqatat rajonale janë konceptuar si të tilla në kohën kur unë kam sherbyer në FSHF. Në parim ato kanë për qëllim të ndihmojnë organzimin dhe zhvillimin e futbollit në rajonet ku ato veprojnë. Ndërkohë, efekti praktik i egzistencës së tyre është së pari që nëpërmjet tyre klube të caktuara futbolli që nuk janë anëtarë të federatës mund të marrin pjesë në kompeticionet e saj njësoj si anëtaret e tjerë dhe së dyti që kanë një votë në Asamblenë e Përgjithëshme, sepse me përcaktim në statut ato janë anëtarë të FSHF-së.

Shoqatat duhet të jenë të regjistruara sipas tërë kërkesave të ligjit, të kenë organe drejtuese të zgjedhura rregullisht dhe të marrin vendime ne përputhje me statutin. FSHF duhet të kontrollojë dhe sigurojë që ato jane plotësisht në rregull me aspektet formale para se te lejojë pranimin e përfaqesuesit të tyre në Asamble.

Fakti që ato nuk qenkan të regjistruara në gjykatë, nëse konfirmohet, përben një pakujdesi të madhe dhe një lëmsh të vërtetë juridik, pasi përfaqësuesit e këtyre shoqatave kanë votuar në shume Asamble të mëpareshme duke përcaktuar rezultatet zgjedhore dhe vendimet e tjera të tyre. Nuk kam formimin dhe cilësitë të jap mendim për zgjidhjen e kësaj çështjeje, por mendoj se Komiteti Ekzekutiv nuk duhet të lejojë pjesëmarrjen e tyre në këto zgjedhje.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës