Ish shërbëtorja kërkon 70 mijë euro nga biznesmeni i famshëm: Qëndronim 20 orë në punë, na hidhte shishe e na kërcënonte kur nuk kërcenim për video në Tik Tok

Ish shërbëtorja kërkon 70 mijë euro nga biznesmeni i famshëm: Qëndronim 20 orë në punë, na hidhte shishe e na kërcënonte kur nuk kërcenim për video në Tik Tok

Gianluca Vacchi me stafin dhe të dashurën

Gianluca Vacchi është biznesmeni italian që u bë i njohur në rrjete sociale pasi është gjithmonë gati për të kërcyer dhe partnerja me stafin e shoqërojnë shpesh herë. Por një prej shërbëtoreve të tij ka zbuluar një anë që askush nuk e dinte. Laluna Maricris Bantugon ka treguar se Vacchi nevrikosej dhe shpesh herë godiste e ofendonte punonjësit.

Ish shërbëtorja nuk kërkon asgjë më shumë se 70 mijë euro nga biznesmeni i famshëm për videot në Instagram dhe Tik Tok. Arsyeja është se nuk ka marrë pagesë për orët shtesë dhe për largimin nga puna. Bantugon iu drejtua Gjykatës për të kërkuar dëmshpërblim për turnet rraskapitëse, qoftë edhe 20 orë në ditë, sjellje me britma, gjuhë të neveritshme, hedhje sendesh dhe kërcënime me gjoba.

Laluna Maricris Bantugon shpjegon më mirë në një intervistë për ‘La Repubblica’ se videot e xhiruara nga Vacchi që postoheshin në rrjete sociale ishin tepër stresuese për të dhe kolegët e saj. Nëse nuk do të ishin gati sa herë që ai donte të filmonte, sipërmarrësi zemërohej dhe përplaste telefonin apo sende të tjera.

“Në disa raste na është dashur të marrim pjesë vetë në video, edhe nëse nuk donim të shfaqeshim. Duhej të shfaqeshim të veshur me rrobat e punës”, tha ish-shërbëtorja. Përveç kësaj zbuloi se sipërmarrësi u hidhte shishe punonjësve sa herë që nuk gjente ilaçe, megjithëse nuk e zbulon për cfarë pilulash bëhet fjalë konkretisht. Gjatë pandemisë kishte nevojë për para ndaj qëndroi në punë por në dhjetor të vitit 2020 vendosi të shkëpuste marrëdhënien e punës me të. Vacchi kishte kërkuar marrëveshje konfidencialiteti me një gjobë prej 50 mijë euro në rast të zbulimit të informacionit për jetën e tij private.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ish kreu i ARRSH-së dhe dy ortakët do hetohen në 'arrest me burg'! Apeli i GJKKO rrëzon ankimimet

Ish kreu i ARRSH-së dhe dy ortakët do hetohen në 'arrest me burg'! Apeli i GJKKO rrëzon ankimimet