Ish sulmuesi kuqezi: Reja të iki vetë! I shënoja Bayern Munich e dridhesha kur niste himni i Shqipërisë

Ish sulmuesi kuqezi: Reja të iki vetë! I shënoja Bayern Munich e dridhesha kur niste himni i Shqipërisë

Altin Rraklli

Altin Rraklli ka folur sërish për “Sport Ekspres” pas ndeshjes mes Izraelit dhe Shqipërisë, e përfunduar në shifrat 2-1. Legjenda e Kombëtares e parashikoi golin e Myrto Uzunit, megjithëse edhe një fund të lumtur që nuk rezultoi i tillë. Por Rraklli ishte një ndër zërat e vetëm që gjithmonë “i ka tërhequr veshin” Armando Brojës, se duhet të punojë më shumë në grup dhe të ndryshojë nga Chelsea te Kombëtarja.

Si e vlerëson performancën e Shqipërisë në humbjen me Izraelin?

Ne kemi bërë volum pune dhe krijuam raste. Ndodhi ajo që kishim frikë, nuk i shfrytëzuam rastet tona. U treguam shumë të pakujdesshëm në mbrojtje, patjetër që mungesa e Kumbullës dhe Gjimshiti krijoi një hapësirë në prapavijë. Kjo i dha Izraelit mundësi që të na depërtonte. Golat erdhën nga pakujdesia jonë, nuk është se na kapën në befasi. Uzunin unë e thashë dhe më parë që shënon gol, nuk e thashë më kot, isha i sigurt. Një lojtar kur ka ecuri, fiton shumë besim. Potencialin e ka dhe prandaj ishte mundësia e lartë që të shënonte. Nuk kam gjë as me Cikalleshin dhe as me Brojën, por Uzuni do t’i shërbente shumë Shqipërisë nga minuta e parë.

Dy rastet e humbura nga Armando Broja. Ishin një pasqyrim më tepër i minutave te Chelsea apo fakti se luan pa asnjë presion edhe me fanellën e Kombëtares, pa pasur ndonjë përjetim ndryshe?

Broja është një lojtar me potencial të jashtëzakonshëm. Nëse do të kishte shfrytëzuar atë potencial, të mos jetë egoist dhe të punonte për skuadrën, do të kishim fituar. Në rastin e parë ishte i pafat, portieri e kapi topin rastësisht. Në rastin e dytë duhej të pasonte për shokun e ekipit. Duhet të tregohet më kolektiv nga çfarë është. Fanella e Kombëtares është e rëndë, unë e them nga eksperienca. Kam luajtur në Bundesligë, luaja kundër Bayern Munchen dhe Dortmund, i shënoja. Kur vija pastaj te Kombëtarja kisha emocion të jashtëzakonshëm kur këndoj himni kombëtar. Nëse lojtarët sot nuk e ndiejnë këtë, atëherë ka diçka që nuk shkon. Pastaj i duket Kombëtarja si klub, kjo nuk duhet të ndodhi.

Këtu nisemi edhe nga deklarata e Brojës para ndeshjes, që u shpreh se nuk ndien presion pasi luan “për qejf”…

Nëse unë them që luaj për qef me ekipin kombëtar nuk shkon, Kombëtarja është krenari, është emblem. Në klub ti siguron jetën sepse paguhesh, me Kombëtaren nuk siguron jetën, por prestigjin dhe krenarinë e jetës. Kjo është ajo që duhet kuptuar.

Elseid Hysaj u shpreh se do të analizojë vetveten për gabimet që ka bërë. Janë kaq shumë të përsëritura dhe nuk ngurroi të drejtojë gishtin te lojtarët e rinj se nuk ndiejnë fanellën. Si e komenton këtë çështje?

Ideja është se Hysaj dhe çdo lojtar tjetër duhet të matet me rendiment. Nëse të mungon, atëherë kalon në stol dhe ndoshta nuk thirresh fare. Reja vjen nga Italia dhe Hysaj luan në Serinë A, prandaj për të nuk është e lehtë që ta lëri në stol, pavarësisht gabimeve që bën. Por në momentin që Hysaj gabon vazhdimisht, duke gabuar nga të dy krahët, ka diçka që nuk shkon. Pastaj si kapiteni i skuadrës ka bërë gabim të madh. Nuk kritikohen shokët e ekipit në publik, kjo është punë e stafit. Jo të dalësh në publik dhe të kritikosh. Nuk është normale për një kapiten.

Mes shumë yjeve të Kombëtares, më i miri ishte Ajeti i Serisë C. E ka kjo një domethënie?

Është gjithçka në bazë të formës tënde, nuk ndikon fakti se ku ti luan. Edhe në kohën time ka pasur lojtar që vinin nga Kategoria e 3, një ndeshje e nxirrnin shumë mirë dhe pastaj humbisnin më mbrapa. Për mua te humbja ndikoi më tepër mungesa e Gjimshitit dhe e Kumbullës. Nuk na ka ndodhur më herët ne që të pësojmë gola kaq të thjeshtë në një ndeshje kaq vendimtare.

Si e pret të ardhmen e Rejës në Kombëtare, duke parë se jo të gjithë lojtarët e djersitën fanellën?

Ai vetë duhet të largohet, e mbaroi ciklin. Ekipi nuk po i përgjigjet më, duhet të largohet vetë. Nëse nuk largohet, Federata duhet të ndërhyjë. Unë do të isha edhe për një trajner shqiptar që ka pasur sukses. Nuk jemi më të dobët sesa trajnerët e huaj. Kemi idenë se do të na shpëtojnë vetëm të huajt. Cikli i Rejës ka përfunduar. Edhe unë të isha në vendin e tij do ikja vetë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/09/2022 00:58

    Nje pyetje kam per Rrakllin qe nga 1945' sa here kemi fituar ne ndeshjet nderkombetare,i ke numeruar?? Nuk e ka fajin as Reja,as trainjeret e tjere paraardhes.Nuk mund te thuash se e ka fajin ky,apo ai lojtar,aq me teper qe i shohim sa shkelqejne ne bote,ne skuadrat e huaja,por le t'a pranojme qe as kemi patur,as kemi,as nuk do te kemi ndonjehere aftesi per futboll.Ndonje fitore aty,ketu edhe do t'a kemi, sa per t'a mbajtur mend me dekada te tera,por le te mos genjejme veten.As stadiumet e reja e kushtet e pagesat,as heqja e Dukes dhe basteve po te ndodhe,as heqja dore nga euforia e kote e premtimet boshe qe bejme para cdo ndeshje,per gola imagjinare,vende te para e te dyta e fitore e kualifikime qe ja kalojne cdo fantazie,nuk na shpetojne nga realiteti i hidhur se cfare jemi e sa vlejme ne te vertete!!!

    Përgjigju
  • redi: 25/09/2022 19:47

    Duhet falenderuar Reja per aq sa bere por rezyltatet nuk priteshin aq te dobta Jam me Rrakllin se Reja e ka mbyllur ciklin me kombetaren . Ka ardhur koha qe traineri te jete shqiptar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Sarandë, 2 vite burg biznesmenit Pando Papuçi I Konfiskohet pallati 7 katësh në ndërtim e sipër! Ishte pa leje

Sarandë, 2 vite burg biznesmenit Pando Papuçi I Konfiskohet pallati 7 katësh në ndërtim e sipër! Ishte pa leje