TIRANE - Javën e kaluar Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për çeljen e fondit prej 10.5 milion dollarësh për ish të përndjekurit të cilët përfitojnë këstin e tretë. Por që këta persona të përfitojnë këtë pagesë duhet të dorëzojnë pranë institucioneve përkatëse dokumentacionin e nevojshëm siç është certifikata familjare dhe numri i llogarisë bankare. Këto dokumente do të dorëzohen pranë Ministrisë së Financave. Detajet janë bërë publike nga zv/ministrja Gentjana Sula e cila ka shpjeguar edhe procedurën që do të ndiqet.