Duke filluar nga muaji shkurt do të nisë dhënia e këstit të 7-të për ish të përndjekurit që janë gjallë.
Ministria e Financave ka filluar të mbledhë dokumentat që dërgojnë ish të dënuarit me postë ose dorazi dhe menjëherë më pas do të bëhet lëvrimi i lekëve. Burime nga ky dikaster bëjnë me dije se pagesat për këstin e 7-të do të nisin në muajin shkurt. Synimi i financave është që të mbyllë dhënien e këstit të 7-të brenda 6 muajve dhe më pas të nisë dhënia e këstit të fundit, atij të 8-të. Sipas Ministrisë së Financave dhënia e këstit të 7-të do të bëhet fillimisht për ata ish-të përndjekur që dërgojnë më parë dokumentat pranë sektorit të dëmshpërblimeve.
Pak ditë më parë financat kanë publikuar emrat e 1700 ish-të përndjekurve politik që duhet të dorëgojnë dokumentat pranë këtij institucioni dhe më pas të nisë dëmshpërblimi. Ndërkohë për rreth 400 ish të dënuar që nuk kanë nisur në kohë dokumentat për këstin e 6-të, dhënia e kësti të 7-të do të bëhet menjëherë sapo të dorëzojnë dokumentat për secilin këst. Në total janë rreth 2400 ish të përndjekur politik që përfshihen te kategoritë parësore, të cilat pritet të marrin këstin e 7-të brenda 2017-s dhe më pas të marrin edhe këstin e fundit.
Rreth 70% e fondit për ish të përndjekurit politik shkon për kategoritë parësore, ndërsa 30% për trashgimtarët. Për sa i përket trashgimtarëve deri më tani po jepet kësti i parë dhe i dytë. Pasi të mbyllet dhënia e këstit të parë dhe të dytë, do të nisë marrja e këstit të tretë. Ndryshe nga kategoritë parësore, për trashgimtarët procesi i dëmshpërblimit ka ecur me ritme të ngadalta.
Dokumentet
“Të gjithë subjektet përfituese pjesë e listës për pagesën e këstit të shtatë të kategorisë parësore, duhet të dërgojnë, dorazi ose me postë, në Ministrinë e Financave dokumentet e parashikuara në aktet nënligjore, si mëposhtë vijon: Për kategorinë e parë parësore, ish të dënuarat politike gra, që jetojnë; për kategorine e dytë parësore, ish të dënuarit politikë,që jetojnë mbi 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji; për kategorinë e gjashtë parësore ish të dënuarit politikë që jetojnë që kanë moshë nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji, dokumentet që duhet të dërgojnë janë: Certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit; Numër llogarie bankare” thotë Ministria e Financave
Kategoritë parësore
Po kush përfshihet te kaegoritë parësore? 1)Ish të dënuarat politike gra, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës; 2)Ish të dënuarit politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji; 3)Ish të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit nënligjor të posaçëm; 4) Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht nga mosha, kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji; 5)Ish të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janënë moshë të miturme hyrjen në fuqi të këtij ligji; 6) Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO