Ish-banori i “Big Brother” i jep fund beqarisë në SHBA, zbulon planet për zgjerimin e familjes

Ish-banori i “Big Brother” i jep fund beqarisë në SHBA,  zbulon planet për zgjerimin e familjes

Ish-banori i “Big Brother’ Ervin Zyfi prej kohësh është larguar për në Amerikë ku ka nisur edhe një jetë të re. Në disa intervista të ndryshme ai ka treguar se është fejuar dhe jeta në Amerikë paska sjelle edhe zhvillime të reja për anën personale të tij.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Story.al’ Ervini ka zbuluar se para pak kohësh është martuar.

“Jeta e re, status i ri! Një ndjesi që nuk e kisha provuar më parë, diçka e re, plot emocione e përgjegjësi të reja, puna për të arritur diçka, gjithashtu puna për t’u integruar. Unë nuk kam shumë që jam transferuar në SHBA, dhe mund ta them që fillimi është i vështirë të lëvizësh me lagje e jo më të lëvizësh në një kontinent tjetër si SHBA. Por faleminderit Zotit, që kam në krah një person të mrekullueshëm” ,ka treguar ish-banori.

Më tej ai ka shtuar se së shpejti ka në plan të zgjerojë familjen dhe po mendojnë për një fëmijë.

“Bashkëjetuam, u fejuam, u martuam. Hapi i radhës është fëmija. Po e mendojmë, pasi edhe shtëpia që kemi marrë ka shumë hapësire dhe kjo ishte ajo që menduam. Të marrim këtë shtëpi se nesër bëhemi me fëmijë! Kur do që të vijë jemi të përgatitur!”, tha ai.

Ervini ka treguar se në SHBA ka shkuar për të zhvilluar karrierën e tij në kinematografi dhe në modeling dhe deri tani i ka ecur mjaft mirë.

36/3
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

'Me Inteligjencë Artificiale transferojmë në kohë të shkurtër legjislacionin e BE-së', Rama: Kroacisë iu deshën 7 vjet, angazhuan përkthyes të shumtë

'Me Inteligjencë Artificiale transferojmë në kohë të shkurtër legjislacionin e BE-së', Rama: Kroacisë iu deshën 7 vjet, angazhuan përkthyes të shumtë