Ishte i shpallur në kërkim kombëtar, arrestohet 42-vjeçari në Elbasan

Ishte i shpallur në kërkim kombëtar, arrestohet 42-vjeçari në Elbasan

Foto ilustruese

Një 42-vjeçar është arrestuar këtë të premte nga policia e Elbasanit, pasi ishte i shpallur në kërkim kombëtar për kryerje të veprave penale mashtrim dhe vjedhje.

Sipas informacione të policisë mësohet se 42-vjeçari i arrestuar është Kelmend Kruja banues në lagjen "Dyle Haxhire", Elbasan.

Bëhet e ditur se 42-vjeçari Kruja ishte dënuar më herët në vitin 2016, me 8 muaj burg, për veprën penale“Vjedhje” dhe në maj të vitit 2018 Gjykata e Tiranës i ka dhënë dënim 3 vite burg për veprën penale “Mashtrim”. 

Njoftimi i plotë i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim: Kelmend Kruja , 42 vjeç, banues në lagjen "Dyle Haxhire", Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, në vitin 2016 e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale "Vjedhje" si dhe në 16.03. 2018 ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Mashtrim".

Gjithashtu Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, më datë 21.05.2018 e ka dënuar me 3 vite burg për veprën penale "Mashtrim" si dhe Gjykata e Shkallës Parë Sarandë më datë 20.06. 2018, e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt".( të gjitha masat e dënimit në mungesë). Materialet u referuan në Prokurorin pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?