Policia italiane ka vënë në pranga 3 shqiptarë, të cilët akuzohen për vjedhjen e rreth 2 kg ar dhe sende të tjera me vlerë.

3 të arrestuarit  janë Darjel Prushi, Xhoni Leka dhe Armando Dobrozi, të moshës mes 22 dhe 26 vjeç.

Në banesën e tyre u gjetën bizhuteri, byzylykë, ora, varëse. 

Sipas mediave të cilat citojnë burime policore  shqiptarët kanë kryer vjedhje në Reggio Emilia dhe Modena.
 
Pas hetimeve një pjesë e sendeve që iu sekuestruan të rinjve iu është kthyer pronarëve. Një pjese e sendeve me vlerë që u gjetën në banesën e tyre ishte vjedhur gjatë kohës  së festave të fundvitit.

shqiptaret e arrestuar

[gallery]20501[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com