ITALI- Një 33- vjeçar shqiptar është arrestuar teksa po udhëtonte me një makinë të vjedhur si dhe ishte autori i disa grabitjeve në Itali.
 
Në pranga ka rënë Flovjan Nika 33 vjeç.
Brenda makinës që drejtohej nga shqiptari u gjetën ora të ndryshme, bizhuteri, iPad të vjedhura si dhe disa pajisje të tjera që e ndihmonin për të kryer grabitjet, shkruajnë mediat italiane. 
 
Flovjan Nika jetonte në provincën e Novara-s në Itali. Ai kishte vjedhur që në muajin nëntor mjetin tip Audi A4 dhe pasi policia zbuloi nga verifikimi i targës se makina ishte e vjedhur ai është arrestuar në momentin që po parkonte mjetin e tij në rrugën “Matteotti”.
 
Pak para arrestimit, shqiptari sapo kishte vjedhur një orë, e cila iu rikthye menjëherë të zotit të saj.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)