ITALI-Arrestohen dy shqiptarë në Itali pasi kanë kryer një serë vjedhjesh në disa apartamente në Savona.
 
Eduart Biba, 33 vjeç dhe Adriatik Manjani 26 vjeç janë përgjegjës për disa vjedhje në Legino dhe Vado Ligure.
 
Sipas hetimeve dy shqiptarët përzgjidhnin shtëpitë që do të vidhnin dhe në rast se në banesë kishte njerëz ata përdornin spraj narkotizues për t’i droguar.
 
Në momentin e ndalimit dy shqiptarët kishin me vete 2 mijë euro dhe një orë floriri që i kishin vjedhur në shtëpinë e një gruaje në Vado Ligure.

Pas kontrollit në banesën e të arrestuarve efektivët e policisë kanë gjetur edhe 3 celularë, 3 orë dhe dy tabletë.
 
Policia ka vëzhguar për një kohë të gjatë shqiptarët të cilët për të mos rënë në sy e parkonin motorin larg shtëpive që grabisnin.
 
Sipas grupit hetimor 33-vjeçari Biba kishte precedent penalë për tentativë vrasje. Dy shqiptarët kanë tentuar të arratisen dhe kanë qëlluar në drejtim të policisë gjatë ndjekjes.

Policia italiane po vijon hetimet pasi dyshohet që pas shqiptarëve fshihet një rrjet i madh kriminal.

[gallery]21664[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com