ITALI - Partia Demokratike e kryeministrit italian Matteo Renzi po shkon drejt një fitoreje 5 me 2 në zgjedhjet rajonale të zhvilluara të dielën, ndërkohë që vijon edhe sot votimi në Siçili.
Qendra e majtë e kryesuar nga PD e Renzit ka marrë rajonet e Puglia, Toscana, Marche, Campania, Umbria.
Por ka humbur rajonin e Liguria në të cilin kishte shpresa të fitonte, bashkë me rajonin e Veneto të cilat i kanë marrë kandidatët e qendrës së djathtë.
Në Liguria ka fituar Giovanni Toti i përkrahur nga qendra e djathtë, duke e shkëputur rajonin nga qendra e majtë. Toti ka marrë 34 % të votave, ndërsa me 6 % më pak ka qenë kandidatura e PD, Raffaella Paita e cila ka marrë 28% të votave.
Qendra e majtë është frikësuar edhe për një humbje në Umbria, pasi në fillim të numërimit kanë qenë kokë më kokë dy kandidatët kryesorë. Por në fund ka fituar kandidatja e tyre Catiuscia Marini e cila ka marrë 42.8 % të votave përballë 39.3 % të kundërshtarit të saj Claudio Ricci.
Në Campania sipas të dhënave më të fundit, kandidati i PD, De Luca fiton zgjedhjet me 40 %, duke pasur vetëm 2 % vota më tepër se rivali i tij i qendrës së djathtë Stefano Caldoro, i cili ka mbajtur deri më tani rilin e drejtuesit në këtë rajon.
Në Toscana Guvernatori i ri mesa duket do të jetë Enrico Rossi i PD i cili ka tejkaluar 40 % e nevojshëm për të marrë fitoren në raundin e parë duke marrë 48% të votave. Ndjekësi më i afërt i tij është Claudio Borghi, kandidat i Legës së Veriut.
Në Veneto Luca Zaia është rizgjedhur duke kaluar edhe mbi 50% të votave. Me një distancë të madhe nga kandidatja e PD Alessandra Moretti e cila ka marrë vetëm 23% të votave.
Në Puglia pritet fitorja e Michele Emiliano kandidate e PD në shifrat e 47 % të votave. Ndërkohë që kandidatët e tjerë nuk kanë mundur të marrin dot më tepër se 18 % të votave.
Në Marche, kandidati i qendrës së majtë Luca Ceriscioli kalon kuotën e 40% të preferencës së zgjedhësve. Në vend të dytë renditet Gianni Maggi i “5 Yjeve”, por që ka mbledhur 21 % të votave.
Në zgjedhjet rajonale evidentohet edhe një rënie e numrit të votuesve italian duke qenë vetëm 52.2 % të cilët kanë dhënë verdiktin e tyre nga 64% pjesëmarrës që ka pasur në zgjedhjet e kaluara.
Po ditën e djeshme u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme për 742 komuna, një pjesë e mirë e të cilave shkon në balotazh. Edhe pse me një përqindje më të madhe në zgjedhjet për komunat, ku kanë marrë pjesë 65 % e votuesve, ka pasur një rënie të numrit të pjesëmarrësve me thuajse 7% me zgjedhjet e kaluara, ku kanë marrë pjesë 73.6% e personave me të drejtë vote në vendin fqinj.

(Tabela e rezultateve të deritanishme (ora 10:30) e zgjedhjeve rajonale në Itali)
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com