Prokuroria e Katanias, në kuadër të çështjes së organizimit të trafikut të sasive të mëdha të marijuanës nga Shqipëria drejt Siçilisë në vitet 2013-2017, ka mbyllur hetimet për kreun e grupit organizator të këtij trafiku, shtetasin shqiptar me origjinë nga Babica e Vlorës,
Moisi Habilaj (kushëri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri) si dhe për ndihmësit e tij në këtë organizatë kriminale, si nga pala shqiptare ashtu edhe nga ajo italiane.
Në dokumentin, përmes të cilit Prokuroria i njofton të pandehurit për përfundimin e hetimit ndaj tyre, del se veç Habilajt, i cili ndodhet i burgosur në Katania, bashkë me një pjesë të mirë të grupit, kanë përfunduar hetimet gjithashtu edhe për bashkëkryetarin italian të organizatës Antonino Riela.
Anëtarët e tjerë të grupit për të cilët ka përfunduar hetimi janë:
1. Angelo Busacca
2. Fatmir Minaj
3. Gianluca Passavanti
4. Vincenzo Spampinato
5. Meridian Sulaj
6. Fabio Spampinato
7. Carmelo Sandro Bertolini
8. Enrico Maria Giaquinta
9. Ëilliam Patane’
10. Massimilano Maria Brunda
11. Rosario Giuliano
12. Antonio Greco
13. Giuseppe Greco
Prokuroria e Katanias, në dokumentin në fjalë, bën të ditur ndër të tjera, se sakaq, të pandehurit Nezar Seiti, Armando Sulaj, Sabaudin Çelaj dhe Florian Habilaj, po hetohen veçmas.
Seiti u ekstradua vetëm pak ditë më parë nga Shqipëria dhert Italisë për këtë qëllim.
Ai akuzohet se ka asistuar organizatën në veprimtarinë e saj të paligjshme.
Mbi organizatën kriminale në fjalë, sipas Prokurorisë së Katanias, ekzistojnë edhe rrethanat rëndëuse që në të bënin pjesë mbi 10 anëtarë dhe se ky grup ishte i armatosur.
(Dokumentet e Prokurorisë së Katanias mbi përfundimin e hetimeve të presonave të dyshuar)
s.k/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
6.1%
Vota total: 1864
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trafikuan 4 ton kanabis në Vlorë, Apeli i GJKKO kthen për rigjykimin dosjen për Moisi Habilajn, e dënuar me 10 vite burg, dhe 3 anëtarët e grupit të tij
7 Prill 2023, 09:53
-
GJKKO i komunikon masën 'arrest me burg' ish shefit të Policisë së Dhërmiut, u vu në pranga për lidhjet me Habilajt! Dënohet për 3 vepra penale
13 Gusht 2022, 10:44
-
U arrestua dje për lidhjet me Habilajt, ish shefi i policisë së Dhërmiut ishte kthyer nga Anglia prej 4 ditësh, kërkoi të takonte prindërit e vëllanë e paralizuar
12 Gusht 2022, 09:43
-
Ishte në kërkim, arrestohet ish shefi i policisë së Dhërmiut! GJKKO e dënoi me 12 vite burg për lidhjet me grupin e Habilajt
11 Gusht 2022, 21:09
-
Gjykata e Lartë në Itali jep vendimin përfundimtar për Moisi Habilajn, e dënon me 15 vite e 5 muaj burg trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal
19 Maj 2022, 11:00
-
12 vite burg ish drejtorit të Policisë në Dhërmi Sokol Bode! GJKKO e dënon për lidhje me grupin e Habilajve
22 Prill 2022, 11:09
-
Skeda/ Saga e dosjes së Tahirit nga nisja e hetimeve në prill 2017 për trafik droge tek dënimi i sotëm i formës së prerë për shpërdorim detyre
4 Shkurt 2022, 19:10
-
Pjesë e grupit të Habilajve, arrestohet në Vlorë pas disa vite kërkimesh Reshat Radhima, i dënuar me 4 vite burg
4 Shkurt 2022, 14:07
-
Nga pronat tek makinat e luksit, Gjykata e Posaçme konfiskon 9 pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij! SPAK: Janë siguruar nga trafiku i drogës
18 Qershor 2021, 12:12
-
Del sërish në skenë Moisi Habilaj, miqësia me djalin e bosit të Cosa Nostra, ndihmoi në trafikun e drogës 2 grupet kriminale në Itali, që u goditën dje
26 Maj 2021, 13:46
-
Trafikuan 4 ton kanabis në Vlorë, GJKKO burg për Moisi Habilaj dhe 3 anëtarët e grupit të tij
18 Maj 2021, 17:25
-
Mbi 3 vite hetime, SPAK kërkon 63 vite burg për grupin e Habilajve dhe konfiskim të 22 pasurive me vlerë rreth 82.4 mln lekë! Kreu ende në arrati
4 Maj 2021, 11:45