Shqiptari po ecte ngadalë në autostradë ndërsa udhëtonte drejt Bergamos duke ngritur dyshime te policia rrugore.
Dyshimet e efektivëve të policisë u shtuan pasi shqiptari shfaqi nervozizëm në momentin që i kërkuan dokumentet.
Pas kontrollit në makinën Ford Focus të 34-vjeçarit A.L, rezident në Osio Sopra policia sekuestroi 25 kilogramë marijuanë.
34-vjeçari e mbante drogën në 4 kuti të mëdha në pjesën e pasme të mjetit dhe kur u pyet për ngarkesën, mbeti i “mpirë” por nuk vonoi ta pranojë se ishte hashash.
Pas kontrollit në banesë nuk u gjet asgjë, por policia vijoi kërkimet.
Pasi gjetën një çelës në shtëpi rreth 1 kilometër larg banesës efektivët lokalizuan një garazh ku shqiptari kishte fshehur 6 kilogramë kokainë, 84 kilogramë hashash dhe 43 kilogramë marijuanë.
34-vjeçarin e dërguan në qelitë e paraburgimit në Bergamo ku do të presë masën e sigurisë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com