Mbi 3400 emigrantë u shpëtuan nga mjete lundrimi pranë brigjeve të Libisë dje dhe sot në mëngjes. Sipas rojes bregdetare italiane, pritet të zhvillohen operacione të tjera gjatë ditës, pasi trafikantët shfrytëzuan ujërat e qeta për aktivitetin e tyre.

Megjithëse një ditë shumë e ngarkuar, roja bregdetare tha për agjencinë franceze të lajmeve AFP se nuk arriti të thyejë rekordin e 12 prillit kur 3791 emigrantë u shpëtuan.

Të gjithë personat e shpëtuar në operacione u sollën në Itali dhe disa arritën në ishullin e Lampeduzës gjatë natës. Të tjetër pritet të mbërrijnë në Siçili sonte në mbrëmje.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)