Italia do ekstradimin e mikut të
Habilajve,vendoset sot për Seitin

Italia do ekstradimin e mikut të<br />Habilajve,vendoset sot për Seitin<br /><br>
Shtetasi Nazer Seiti, i arrestuar tre ditë më parë në fshtatrat e Vlorës, si pjesë e grupit kriminal të drogës të drejtuar nga Moisi Habilaj, rezulton të ketë lu­ajtur rolin e financierit, pra që ka kontrolluar pasuritë e grupit Habilajt të fituara nga aktiviteti kriminal i drogës.

Fill pas prangosjes së tij nga policia shqiptare, italianët kanë sjellë kërkesën për es­ktradim ndaj këtij shtetasi, i cili është i hetuar si personi që kujdesej për financat e grupit kriminal dhe mbante llogaritë nga paratë që fitoheshin prej aktivitetit kriminal.

Kërkesa për ekstradimin e Seitit do të shqyrtohet të dielën në gjykatën e Krimeve të Rënda ku po ashtu do të vlerëso­het dhe masa për Armando Kocerrin të arrestuar në fla­grance, pasi në banesën e tij u gjetën 4 ton canabis. Të dy të arrestuarit nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për hetuesit në lidhje me aktivitetin e tyre kriminal, ndërsa mbahen të izoluar në drejtorinë e Policisë Tiranë.

Në rast ekstradimi drejt italisë Seiti do t’i bash­këngjitet të pandehurve të tjerë mes tyre dhe Moisi Habilajt, të konsideruar kreu i këtij grupi të strukturuar kriminal. Ndërkohë ende në kërkim me kërkesë të italisë në territorin shqiptar janë Artan dhe Florjan Habilajt, vëllezër të Moisi Habilajt.

Artan Habilaj është personi që bleu automjetin e ish min­istrit Tahiri, ndërsa Florjan Habilaj është i përgjuar nga autoritetet italiane si personi që kujdesej për aktivitetin kriminal të grupit në shqipëri dhe njihej me emrin “Lolo”.

Përgjimi
Ora 11.02.21

Nezari: Mbrëmë i shkruajta Lolos (Florian Habilajt) … (nuk kuptohet) … më tha “20 copë (nuk e mbaron fjalinë) … unë e Moisiu vumë 30 … e ti 20 … dhe pastaj 100 Agroni” dhe unë i thashë “po ku e çon” … “Saimirit” … dhe unë i thashë “jo vëlla … jo … unë nuk marr 150 euro për 20 euro … çfarë thua ti?” … vetëm për timin dhe tëndin … 50 copë i merr Saimiri” … tani shkoi të merrte një 50-she … i thashë “çfarë jam unë?” … unë nuk marr 150 mijë euro për 50 copë që kemi ne … jo … nuk jam çmendur” … i thashë … më tha “e mirë, le ta marrë Agroni vetë” … dhe unë i thashë “të bëjë ç’të dojë” … (nuk kuptohet) … “dhe e gjithë kjo pasi kishte linjën … meqë kishte kamionin … po le të pirdhet … copa e mutit.

Përgjimi
Ora 11.03.11

Nezari: (me zë të ulët) ah … si nuk e mora telefonin t’i shkruaja një çikë shefit. Në ora 11.03.40 makina ndalon në rrugën “Medaglie d’Oro”. Para se të zbresë, Nezari thotë me zë të ulët “duhet të marr 140 mijë”.

Dega e brendshme s’po na njofton më
Detaje tepër interesante dalin nga dosja e grupit të trafikantëve vlonjatë të hartuar nga autoritetet italiane. Nëse Moisi Habilaj i lavdërohej bashkëpunëtorëve të tij se kishin çdo gjë nën kontroll sa i përket organeve të rendit në Shqipëri në fund të vitit 2013 dhe fillim 2014, situata duket se ka ndryshuar në fillim të vitit 2017 kur opozita filloi aksionin e saj kundër kanabizimit të vendit. Në një përgjim të autoriteteve italiane në fund të janarit 2017, dëgjohen Nezar Seitai dhe Maridian Sulaj duke folur se Florian Habilaj iu ishte ankuar për situatën në Shqipëri. Në një pjesë të diskutimit ata flasin edhe për situatën në Shqipëri ku ndër të tjera theksojnë faktin se tani nuk po njoftohen më nga policia për lëvizjet e kolegëve të tyre. Makina është në levizje dhe në bord janë Maridian Sulaj dhe Nezar Seiti.

Nezar Seiti: Do vij në mëngjes të lë këtë gjë në shtëpi..
Maridian Sulaj:..unë nuk mund të vij se mund të kishim ikur edhe bashkë...
Nezar Seiti: Jo s'mund të vish..e ke harruar..?
Maridian Sulaj: Jo dreqin, s'mund të vij...
Nezar Seiti: ..të merrja unë..nuk ishte problem..po nuk vonohemi mos ki merak..nuk e kapim fundjavën...
Maridian Sulaj: ..e di e di..
Nezar Seiti: kur të shkoj në Shqipëri..
Maridian Sulja: ..dhe nuk të kanë dërguar gjë...të kanë thënë..
Nezar Seiti: Më tha sot Lolo (Florian Habilaj)..
Maridian Sulaj: jo..
Nezar Seiti: "…nuk i kemi punët mirë me ata të shtetit…"..e kam telefonuar në shtëpi..dhe nuk na telefonojnë më atë të degës së brendshme (se unë kështu i quaj ata, dega e brendshme)...kur kalojnë këta të policisë, "po kalon sigurimi i shtetit".

Këto zhvillime kanë trazuar jo pak politikën, ndërsa një ditë më parë sollën edhe reagimin e kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë u shpreh se ajo që thonë dy kriminelët nuk të jetë provë vendimtare, ndërsa shtoi se është detyrë e institucioneve të zbardhin të vërtetën.

Ndërsa vetë i akuzuari Saimir Tahiri tha se do jetë në dispozicion të hetimeve për çdo akuzë në ngarkim të tij. Ai tha se nuk ka asnjë lidhje me kushërinjtë e tij të 10-të, ndërsa pranoi se ka bërë vetëm një gabim, që iu shiti automjetin "Audi" në vitin 2013.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’

Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’