Italia kërkon ekstradimin e “Ben
Qimes”, pas 5 ditësh lirohej sërish

Italia kërkon ekstradimin e “Ben<br />Qimes”, pas 5 ditësh lirohej sërish
TIRANE - Prokuroria Italiane i ka dërguar sot në Tiranë, Prokurorisë shqiptare, kërkesën për ekstradimin e 45-vjeçarit Arben Isufaj, të ashtuquajturit "Ben Qimja" nga Fieri, vetëm pas orë pasi ka mësuar vendimin e Gjykatës së Apelit të Tiranës. Dokumentet e marra në dorëzim nga Prokuroria e Tiranës do t'i dërgohen nesër Gjykatës së Tiranës. Isufaj është i dënuar në Itali me 30 vite burg për disa akuza.

GJYKATESJA HAJDARI SOT: NESE ITALIA NUK KERKON EKSTRADIMIN, ISUFAJ DO TE LIROHET

Nëse dokumentet për ekstradimin drejt Italisë nuk vijnë deri në datën 9 Prill 2014, Arben Isufaj, i njohur edhe si “Ben Qimja”, do të lirohet. Ky është vendimi që ka marrë paraditen e sotme, 5 ditë para datës nga trupi gjykues i Apelit të Tiranës, i drejtuar nga Fatmira Hajdari.
 
Në vendimin e Gjykatës së Apelit në Tiranës thuhet se:" Miratohet vendimi i gjykatës së Shkallës së Parë, me ndryshimin që Arben Isufaj të rrijë në burg 30 ditë". Meqenëse Ben Qimja është arrestuar në datën 9 mars, atëherë në orën 24:00 të datës 9 Prill 2014, ai del i lirë.
 
“Gjykata e Apelit vendosi: Miratimin e vendimit numër 548, të datës 11 mars 2014, të GJykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me ndryshimin që masa shtrënguese e përkohshme ndaj të ndaluarit Arben Isufaj, në bazë të nenit 494/6 të Kodit Penal të jetë 30 ditë që fillon nga data e arrestimit të tij, 9 mars 2014 ora 22:30 minuta. Kundër vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë. Trupi gjykues: Kryesues Fatmira Hajdari, anëtarë, Edmond Gogo, Gramoz Levanaj”, thuhet në vendimin e zbardhur nga Gjykata e Apelit.
 
Arben Isufaj është i dënuar në Itali me 30 vite burg për disa akuza.

vendimi i gjykates per ben qimen
(Foto: Vendimi i Gjykatës për Ben Qimen)

Lajm në përditësim nga ora 11:50
Redaksia online
(arsh/ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë