Izet Haxhia me Romeo Karan:
Berisha, te 313-a ose vetëvrasje

Izet Haxhia, ish truproja i Sali Berishës, ka publikuar në rrjetet sociale një foto me Rome Kara, juristin e OSHEE-së, dëshmitarin kyç të aferës korruptive të privatizimit të OSSH te kompania CEZ. 

Haxhia ironizon deklaratat e përfaqësuesve të PD të cilët thanë një ditë më parë në mbledhjen e komisionit të posaçëm hetimor se Kara ka tentuar vetëvrasjen.

Ndërsa nga ana tjetër, vetë Romeo Kara ka akuzuar Partinë Demokratike se po përgatit një skenar për vrasjen e tij

Por sipas Izet Haxhisë, me hetimin që ka bërë juristi i OSHEE-së, Berishën (qoftëlarguan siç e quan ai) e presin dy rrugë, burgu i 313-ës ose vetëvrasja. 

Postimi në Facebook i Izet Haxhisë:
"Me mikun tim te vjeter, Romeo Karaj..Meqe qoftelargu me ka cilsuar kriminel dhe miku im po sipas qoftelargut ka tentuar te vrase veten ,miku im me kerkoj ta ndihmoja ne kryerjen me sukses te ''vetvrasjes' haaaaaa.

Por i them qoftelargut se me hetimin qe ka bere Romeo, e presin dy rruge :ose ajo e 313 ose vetvrasja...Te fala nga kuşadası...
", shkruan Haxhia. 

Si Izet Haxhia ashtu edhe Romeo Kara, janë dy personat që akuzojnë ish-kryeministrin për ngjarjet më të rënda të ndodhura në vend, si për afera korruptive ashtu edhe për vrasje, ndërto edhe më të sofistikuarat, ku urdhëruesi sipas Haxhisë, është ish-shefi i tij. 

Ndërsa Romeo Kara ka denoncuar një prej aferave më të mëdha korruptive në vend, aferën CEZ e cilësuar kjo si vjedhja e shekullit.

Në bazë të dëshmisë së tij, nga privatizimi i OSSH-së kanë përfituar të gjithë pushtetarët e djeshëm nga ish-kryeministri dhe familjarët e tij si dhe ministrat e kabinetit qeveritar. 

Personi që ka lobuar dhe ka luajtur rolin e sekserit, Nuel Kalaj, vazhdon t'i fshihet ballafaqimit me prova e fakte përpara komisionit hetimor, duke u larguar jashtë vendit.

​Lidhur me këtë fakt, Romeo Kara është shprehur gjatë një interviste për Report Tv se rolin kyç në këtë aferë korruptive e ka luajtur pikërisht Kalaj, i cili siç është është mësuar tashmë nga emailet e shkëmbyera mes zyrtarëve të CEZ, ka zhvilluar takime me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit. 

izet haxhia romeo kara
izet haxhia romeo kara
(Izet Haxhia dhe juristi i OSHEE, Romeo Kara)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve