JERUSALEM, 4 maj /ATSH-AFP/ - Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Avigdor Lieberman njoftoi sot se partia e tij Israël Beiteinou (nacionaliste) dhe ai nuk do të merrnin pjesë në qeverinë e ardhshme, në deklaratat e njoftuara nga media izraelite.
"Ne kemi arritur në një përfundim të qartë dhe pa ekuivoke që sipas pikëpamjes tonë nuk duhet do t'i bashkohemi koalicionit aktual", deklaroi Lieberman në një konferencë shtypi, cituar nga e përditshmja Haaretz në faqen e saj të internetit.
Lieberman njoftoi gjithashtu dorëheqjen, në kuadrin në e formimit të një qeverie të re.
Nëse ai i qëndron kësaj deklarate, Lieberman e lë Benjamin Netanjahun me një maxorancë potenciale prej 61 vendesh nga 120 në Parlament për të mbështetur qeverinë që po përpiqet ta formojë./
/ec/