/ATSH-AFP/ - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu nënshkroi dje një marrëveshje koalicioni me partinë ultra-ortodokse sefarde Shass, dy ditë para përfundimit të afatit të parashikuar për formimin e qeverisë së tij, sipas një komunikatë të partisë.

Duke shtuar dy marrëveshjet e mëparshme të arritura javën e kaluar me partinë ultra-ortodokse Judaisme i Unifikuar i Torah dhe me partinë e qendrës së djathtë Kulanu dhe votat  e partisë së tij, Likud, Netanjahu ka siguruar tashmë 53 vota në Parlament.

Netanjahu kërkon të formojë një maxhorancë mes 120 deputetëve, ndërkohë që Likud ka marrë vetëm 30 vende. Ai është angazhuar në përpjekjet me pesë parti nacionaliste dhe fetare, aleate të Likud, partia më e madhe e djathtë.

Ministri izraelit në ikje i Punëve të Jashtme, Avigdor Lieberman njoftoi dje se partia e tij Israël Beiteinou (nacionaliste) dhe ai nuk do të merrnin pjesë në qeverinë e ardhshme.
Netanjahu duhet të bindë kreun e partisë nacioaliste Vatra hebreje, Naftali Bennett, për tu rikthyer në koalicion me tetë deputetët e tij./