Jahjaga mbledh Këshillin Kombëtar për Integrim Evropian
PRISHTINË, 4 Maj/ATSH/.- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, mblodhi sot Këshillin Kombëtar për Integrim Evropian, për të diskutuar rreth kritereve që Kosova duhet të plotësojë për të marrë liberalizimin e vizave. Në këtë takim ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ministri i Integrimeve Evropiane Bekim Çollaku dhe përfaqësuesi […]
/ATSH/.- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, mblodhi sot Këshillin Kombëtar për Integrim Evropian, për të diskutuar rreth kritereve që Kosova duhet të plotësojë për të marrë liberalizimin e vizave.
Në këtë takim ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ministri i Integrimeve Evropiane Bekim Çollaku dhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar, u theksua se ka ende punë për të plotësuar kriteret e kërkuara nga Bashkimi Evropian për procesin e liberalizimit të vizave.
Kur Kosovës i ka mbetur edhe pak kohë që të dërgojë raportin për përmbushjen e kritereve, ministri i Integrimeve Evropiane Bekim Çollaku, tha se ky raport është në gjendje të keqe dhe si i tillë në çfarë gjendje është tani nuk paraqet përmbushje të kritereve.
Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, kërkoi që institucionet të përmbushin detyrimet që kanë dhe të mos vonohen edhe më tej në përmbushjen e detyrave për liberalizim, duke theksuar në të njëjtën kohë se ky proces është vonuar edhe nga vala e fundit e migrimeve.
Edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, bëri thirrje Bashkimit Evropian, më konkretisht përfaqësuesit të BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar që të ndikojë në Bashkimin Evropian dhe shqiptarët e Kosovës të kenë të drejtë të udhëtojnë pa viza në zonën Shëngen.
Edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa bëri të njëjtën thirrje duke përmendur vështirësitë që kanë qytetarët e Kosovës për aplikim për viza. Ky i fundit përmendi rastet e studentëve, të sëmurëve që kërkojnë shërimin jashtë vendit, personat që familjarët i kanë jashtë vendit dhe nuk mund t'i vizitojnë për shkak të mos-liberalizimit./KosovaPress/
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.6%
-
JO
48.5%
-
NUK E DI
9.9%
Vota total: 3086
Lajme të tjera
-
OKB-ja akuzon Kievin dhe Moskën: Po bëjnë ekzekutime të robërve të luftës
24 Mars, 22:53
-
Në 27 mars përballet me Shqipërinë, Polonia 'bie' në Çeki, mposhtet me rezultatin bindës nga vendasit
24 Mars, 22:45
-
Biden: Kina nuk i ka dhënë armë Rusisë
24 Mars, 22:41
-
Adoleshentët në rrezik nga shpërndarësit e drogës! Tushe dhe Dhori: Prindërit, mësuesit dhe policët të bëhen vigjilentë! Malaj: Stresi i të rinjve vjen nga gjendja ekonomike
24 Mars, 22:29
-
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë
24 Mars, 22:24
-
FOTOT e rralla të çifteve që u martuan në një ditë me Zogun
24 Mars, 22:08
-
Protesta me simbole ruse në Serbi kundër marrëveshjes së Ohrit! Protestuesit me pankarta: Jo kapitullim! Vuçiç, dorëhiqu!
24 Mars, 22:05
-
'S’ma merrte mendja', Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi Benet Beci në momentin e tij më të vështirë (VIDEO)
24 Mars, 22:02
-
Kontraktori amerikan vritet në bazën e Sirisë, SHBA hakmerret kundër objekteve të forcave iraniane
24 Mars, 21:47
-
Luiz Ejlli i tregon Kiarës çfarë do të bëjë sapo të dalë nga shtëpia e Big Brother
24 Mars, 21:44
-
Olta ‘trazon ujërat’, ia thotë në sy Kiarës dhe Kristit: Ju keni shumë kimi bashkë
24 Mars, 21:42
-
Ylli Pata: Arsyet e dyzimit të disa deputetëve të PD drejt Foltores
24 Mars, 21:24