Japrak me gjethe rrushi nga zonja Vjollca

Japrak me gjethe rrushi

Përbërësit:

50 gjethe rrushi

1 tufë qepë të njoma

1 qepë të thatë

1 tufë lëpjetë

1 tufë labot

1 tufë koper

1 tufë majdanoz

1 tufë e vogël nenexhik

2 thelpinj hudhra të njoma

1 gotë oriz

Kripë dhe piper i zi

Arrëmoskat

Vaj ulliri

1 limon

Përgatitja:

 Fillimisht lajmë të gjitha jeshilllëqet me ujë të bollshëm. Shpëlajmë orizin dhe e lëmë pak në ujë të ngrohtë 20-30 minuta. Vendosim një tenxhere me ujë të valuar dhe ziejmë gjethet e rrushit për 2-3 minuta. Ndërkohë grijmë imët erzat, presim bishtat e qepëve në unaza të holla, po ashtu dhe hudhrat e njoma. Në një tigan ngrohim pak vaj dhe kaurdisim 1 qepë të thatë dhe të bardhat e qepëve të njoma deri sa qepët të zbuten. Bishtat e qepëve i vendosim në një tas dhe pasi shtojmë pak kripë, i shtypim lehtë me dorë. Shtojmë barishtet e tjera dhe përsëri i shtypim lehtë me dorë duke shtuar në tas kripë, piper, arrë moskat, 3 lugë gjelle vaj ulliri dhe oriz. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit duke shtuar dhe qepën e kaurdisur. Vendosim në dërrasën e punës 1 gjethe rrushi. Vendosim në fillim të saj (nga ana e bishtit)1 lugë gjelle mbushje. Kthejmë në fillim 2 pjesët anësore të gjethes majtas dhe djathtas. I bashkojmë në qendër dhe më pas e rrotullojmë japrakun. Në tenxhere vendosim në fund të saj disa gjethe rrushi. Më pas vendosim japrakët njëri pas tjetrit duke mos lënë hapësira bosh. I vendosim me mbylljen e gjethes nga poshtë. I spërkatim me pak vaj ulliri. Vendosim mbi to 3-4 gjethe rrushi e sipër tyre vëmë një pjatë që të peshojë. Më pas hedhim ujë të valuar deri tek rrethi I pjatës. I lëmë të ziejnë në temperaturë fillimisht mesatare dhe më pas ulim pak për 45-50 minuta. I servirim të ngrohta me kos ose supë.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen