Java e Modës në Paris portretizon gjendjen aktuale prej koronavirusit, koleksion me maska (FOTO)

Java e Modës në Paris portretizon gjendjen aktuale prej koronavirusit, koleksion me maska (FOTO)

Foto nga sfilata

Java e Modës në Paris ka përshtatur veshje në bazë të gjendjes aktuale, ku e gjithë bota po lufton me koronavirusin.

Veshjet e stilistes franceze Marine Serre ishin me maska të dizenjura me ngjyra shumëngjyrëshe.

Sipas BBC, Serre ka përdorur edhe më parë maska fytyre edhe në koleksionet tjera të saj.

Gjatë sfilatës në shtator modelet u shfaqën në pasarelë me fytyra të mbuluara me vello ose maska si pjesë e koleksionit pranverë/verë.

Maskat që ka dizenjuara më parë kanë qenë kundër ndotjes.

Përveç modeleve që u shfaqen me fytyra të mbuluara, edhe disa persona në audiencë po mbanin maska.

Në pasarelë kaluan edhe dizenjime të tjera, ku mbizotëruan modele veshjesh të frymëzuara nga vitet ’80-të.

Ora 14:41
Java e Modës në Paris portretizon gjendjen aktuale prej koronavirusit, koleksion me maska të dizenjura
1/18
    • Sondazhi i ditës:

      A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



    ×

    Lajmi i fundit

    Fluks automjetesh nga Tirana në drejtim të Elbasanit, policia: Shoferët të tregojnë durim, të mos kryejnë parakalime të gabuara

    Fluks automjetesh nga Tirana në drejtim të Elbasanit, policia: Shoferët të tregojnë durim, të mos kryejnë parakalime të gabuara