'Java e pushimit na ka shërbyer', Orges Shehi: Detyrim vendi i dytë? Maksimumin për klubin çdo sekondë

'Java e pushimit na ka shërbyer', Orges Shehi: Detyrim vendi i dytë? Maksimumin për klubin çdo sekondë

Orges Shehi, trajneri i Partizanit

Laçi dhe Partizani luajnë nesër në orën 15:00 për raundin e 29-të në Superligë. "Demat" e Orges Shehit kanë një transfertë delikate, me kurbinasit që në vazhdimësi i kanë hapur probleme skuadrave pretendente.

Përpara ndeshjes për mediet foli vetë Shehi, që tha se java e pushimit të kombëtareve ka shërbyer për mirë, teksa klubi i kuq e ka detyrim të luftojë për fanellën çdo sekondë. Mehmeti vijon të qëdrojë jashtë prej lëndimit, teksa Hoxha është bashkuar me grupin dhe pse jo në formën më të mirë.

"Ndalesa e kampionatit - Kjo javë ka që një javë me përqëndrim dhe intensitet mbi normalen edhe pse me mungesa pasi kemi patur disa lojtarë të impenjuar me ekipet kombëtare. Jemi munduar që të marrim disa lojtarë nga ekipi U-19. Kjo periudhë na ka shërbyer edhe për disa lojtarë që vinin pas dëmtimeve të kapin formën e tyre më të mirë fizike.

Skuadra - Mehmeti vazhdon të qëndrojë ende jashtë. Ka filluar stërvitjen individuale por akoma jo me skuadrën, shpresojmë që të bashkohet javën tjetër. Alban Hoxha është bashkuar me skuadrën por ende nuk është në 100% e tij, ndërsa pjesa tjetër është e plotë për ndeshjen ndaj Laçit.

Laçi - Ne jemi pozicionuar në vendin e tretë, sigurisht që kërkojmë që të bëjmë më mirë dhe të ngjitemi më shumë në klasifikim. Çdo kundërshtar ka objektivat e veta. Laçi është një skuadër që duhet vlerësuar, ka individë të rëndësishëm dhe lojtarë që kanë eksperiencë.

Mendoj që në këtë fazë të kampionatit të gjitha transfertat janë të vështira. Nuk është se i shoh shumë statistikat, por mendoj që kemi humbur një ndeshje në shtëpi në drejtimin tim me Laçin. Kemi bërë shumë mirë, por disa episode i kemi humbur në minutat e fundit kështu që na mbetet vetëm të përmirësohemi dhe të kemi përqendrimin tonë maksimal në çdo minutë dhe sekondë të ndeshjes.

Vendi i dytë detyrim? Kampionati po luhet më një skemë që aplikohet për herë të parë. Për ne detyrim është që të bëjmë maksimumin çdo ditë çdo sekondë kur jemi në klub dhe jashtë tij. Eshtë një përgjejgjësi për këtë fanelë që mbajmë veshur dhe ky është detyrimi ynë më i madh. Duke i bërë të gjitha këto mirë, duke qenë gjithmonë luftarak, agresiv pastaj rezultatin ta prodhoj fusha", tha Shehi.

Pas javës së 28-të, Partizani me 46 pikë mban vendin e tretë, pesë pikë më pak se Egnatia kryesuese. Laçi me 31 pikë pozicionohet në vendin e shtatë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë