Si do të jetë kjo javë? Cilat janë ndikimet planetare më të rëndësishme dhe si do të reflektohen ato në aspektin ekonomik dhe shpirtëror? Cilat shenja do të jenë më me fat dhe cilat duhet të tregojnë më shumë kujdes?
Sipas astrologes Denisa Shyle, e ftuar në studion e “Rreze Dielli” në Report Tv, muaji prilli paraqitet si një muaj i lodhshëm dhe kjo javë është ndër më sfidueset për shumë shenja. Ndryshimet planetare janë të theksuara, me Mërkurin që kalon në shenjën e Dashit. Të mërkurën kjo lëvizje përmbyllet, por deri në orët e vona të ditës pritet një rritje e tensionit, që mund të sjellë vështirësi në komunikim dhe keqkuptime. Shenja e Peshqve është ndër më të ndikuarat, ndaj këshillohet kujdes në mënyrën e të shprehurit dhe në vendimet që merren. Nga dita e enjte, situata nis të përmirësohet, duke sjellë më shumë kthjelltësi mendore dhe qartësi në gjykim. Ndërkohë, fundjava shoqërohet me Hënën e re në shenjën e Dashit, një moment që nxit fillime të reja, por kërkon kujdes në hapat që hidhen. Për të balancuar energjinë e lartë, rekomandohet aktivitet fizik dhe menaxhim i tensionit.
Dashi
Është momenti ku duhet të filloni të bëni diçka, por do keni impulsivitet, ndaj tregoni kujdes si do veproni. Mbroni veten nga veprimet e nxituara. Pas të enjtes keni fillime të reja, identitet të ri. Nga ana sentimentale gjithashtu do keni fillime të reja dhe shumë pozitive.
Demi
Mund të përballeni me intriga në ambientet e punës dhe mund të keni zhgënjime. Filloni t’i shihni gjërat me kthjelltësi dhe gjakftohtësi. Do keni fat nga ana materiale dhe sentimentale, kontrata të reja pune dhe bashkëpunimi.
Binjakët
Deri të mërkurën do keni probleme në punë, kontradikta dhe mosmarrëveshje. Mundohuni të mos reagoni, sepse do fitoni aftësinë t’i zgjidhni pas të enjtes, kur do hyni në një fazë më pozitive. E diela është ditë e vështirë, mund t’ju sjellë problematika në shoqëri duke sforcuar marrëdhëniet. Rishikojini edhe një herë udhëtimet që mund të keni planifikuar.
Gaforrja
Keni një javë të vështirë përpara, por keni mundësi t’i zgjidhni problemet, vetëm merrni gjërat një nga një. Pas kësaj jave krijoni një identitet të ri dhe do jeni më profesional në karrierë. Do krijoni një stabilitet ekonomik. Nga ana e shëndetit, kini kujdes se çfarë konsumoni.
Luani
Do bini pre e intrigave, ndaj kujdes se do preken marrëdhëniet sentimentale, sidomos ata që i kanë afatgjata, sepse mund të ketë edhe divorce. Mos bini pre e intrigave familjare. Intuita është e lartë, përdoreni. Zgjeroni perceptimin për botën, do keni edhe mundësi udhëtimi.
Virgjëresha
Do i zgjidhni çështjet që lidhen me gjyqe. Mosmarrëveshjet do t’i zgjidhni shumë mirë pas të enjtes. Keni një perceptim më të mprehtë dhe kjo do ju ndihmojë të gjeni shumë zgjidhje.
Peshorja
Do mbaroni një periudhë të vështirë. Pas saj do jeni më të zotë të krijoni një stabilitet ekonomik. Po shkëlqeni në karrierë dhe do keni mundësi të reja. Do keni fillime të reja, martesa dhe fëmijë.
Akrepi
Do keni ndryshime në çdo aspekt të jetës, por kujdes me ato që konsumoni, mos bini pre e veseve. Do keni prezantime të reja që do t’ju ndihmojnë në karrierë. Është javë produktive, vetëm programoni, sepse Hëna e re nxjerr në skenë disa probleme që ju mund t’i zgjidhni tani.
Shigjetari
Jeni me fat, edhe pse ju bien pak energjitë, megjithatë keni mundësi të mira për të krijuar diçka të re: fillime të reja, projekte dhe marrëdhënie sentimentale.
Bricjapi
Kujdes me shëndetin. Në këto momente keni mundësi shërimi, por edhe për t’u rritur në karrierë. Duhet të tregoheni të matur, pasi mund të keni mosmarrëveshje në familje.
Ujori
Keni ndryshime shumë të mëdha. Do krijoni marrëveshje të reja dhe do rriten të ardhurat. Keni mundësi të krijoni lidhje sentimentale afatgjata. Kujdes me lodhjen e sistemit nervor.
Peshqit
Jeni me fat, rriten të ardhurat materiale, por nuk duhet t’i bëni gjërat dramatike, ndaj qëndroni më optimistë. Keni fat edhe në çështjet sentimentale.
Komente











