Javët e fundit asnjë infektim komunitar me COVID-19, vetëm raste brenda familjeve

Javët e fundit asnjë infektim komunitar me COVID-19, vetëm raste brenda familjeve

Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se pjesa më e madhe e vatrave të infeksionit në javët e fundit janë kryesisht familjare, pra nuk kemi të bëjmë me transmetime të komunitare.

Shefja e Epidemiologjisë, Silva Bino tha se në javët e para ka pasur raste të të infektuarve nga zonat e prekura, e ndërsa në javët në vijim ka pasur transmetime brenda të afërme, për këtë arsye vuri theksin se duhet të ketë një kujdes të shtuar edhe brenda familjeve. 

"Në Tiranë ka disa vatra infeksioni, janë kryesisht vatra familjare, nuk janë transmetime të gjëra komunitare. Në dy javët e para kemi pasur raste apo grupime të lidhur me një person që kishte udhëtuar, në ditët e fundit jo, por kryesisht vatra familjare", tha Bino.


Lajmi kryesor:

Regjistrohet numri më i ulët i rasteve të reja në 2 javët e fundit në Shqipëri! Nga 182 teste në 24 orë, vetëm 6 pozitiv me COVID-19 (383 në total)


B.K./G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mjekësia/ 3 vite punë me detyrim ose paguaj studimet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Keni anashkaluar kërkesën e Manastirlut dhe jeni futur direkt në PPP', Vokshi: Pse nuk gjendet kredia e dytë? Rrjepaj: Nuk kam qenë në dijeni

'Keni anashkaluar kërkesën e Manastirlut dhe jeni futur direkt në PPP', Vokshi: Pse nuk gjendet kredia e dytë? Rrjepaj: Nuk kam qenë në dijeni