'Jemi në kohën e vdekjes se lagunës e parkut të Divjakës' Braçe ngre alarmin: Devijimi i shtratit të Shkumbinit po sjell dëm kolosal! S'ka kohë për banjo dielli

Deputeti Erjon Braçe jep alarmin se devijimi i shtratit të lumit Shkumbin po sjell një dëm kolosal në lagunën e Divjakës.

Në një postim në facebook Braçe tregon me hartë pasojat e këtij devijimi për të cilën prej 4 vitesh ai dhe kryetari paralajmëruan që do të ndodhë.

“Kanalet e komunikimit të lagunës me detin u taposën njeri pas tjetrit, ndërkohe që tani, komunikimi i lagunës së divjakes me detin thuajse eshte nderprere!” shkruan Braçe.

Deputeti socialist ngre zërin për ndërhyrje emergjente ekologjike.

‘Të kthehet lumi Shkumbin në shtratin e vjetër sa më parë. Ndryshimi i tij ka sjellë këto pasoja. Të ndërhyhet të mbahet hapur gryka e vetme e lagunës e të rivendoset komunikimi i lagunës me detin. Nuk ka kohë për banjo dielli. Koha ka mbaruar! Tani jemi në kohën e vdekjes se lagunës dhe parkut bashke me te!” shkruan Braçe.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tiku: 24/08/2024 21:03

    Kujt ia kerkon keto: idioteve te partise tende?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Fier, arrestohet 38 vjeçari, në 2021 tentoi të vriste emigrantin e sapo kthyer nga Anglia

Fier, arrestohet 38 vjeçari, në 2021 tentoi të vriste emigrantin e sapo kthyer nga Anglia