Jemi në Tiranë, pamjet me dron
për xhaminë më të madhe në Ballkan

Ndërkohë që besimtarët muslimanë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, ende përballen me vështirësi në kryerjen e lutjeve të tyre, për shkak të numrit të vogël të xhamive dhe hapësirave të pakta të tyre, ndërtimi i një prej faltoreve më të madhe në Ballkan, Xhamisë së Namasgjasë, po vazhdon pandërprerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërtimi si karabina i kësaj vepre e cila do të jetë pritëse për mijëra besimtarë muslimanë, ka përfunduar, ndërsa punimet e tjera vazhdojnë me shpejtësi.

Pas shumë vitesh tentativa, gurthemeli i parë i saj më në fund u hodh më 13 maj të vitit 2015, ku në ceremoni ishte i pranishëm edhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili gjatë një fjalimi tha se kjo do të jete dhurata më e vyer e Turqisë për popullin shqiptar.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)

Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)