Parisi ka shkëlqyer nën magjinë e veshjeve të stilistes Donatella Versace e cila me sfilatën e saj bëri hapjen e javës së modës në Paris, ku mori pjesë si e ftuar nderi dhe këngëtarja Jenifer Lopez.
Si një ndër fanset më të mëdha të Versace-s J Lo është ulur në rrjeshtin e parë, e veshur me një fustan të bardhë të shkëlqyeshëm me një të çarë të gjatë deri në pjesën mbi kofshë.
Shfaqja glamur nga shtëpia Italiane e modës erdhi me fustane të shkëlqyeshme të gjatë deri në fund të këmbëve, që sollën atmosferën e veshjeve të mbrëmjes. Qëllimi i sfilatës ishte risjellja e modeleve për mbrëmje me ngjyra të errëta me shkëlqim që imitonin kryesisht ngjyrat e qiellit të natës, ku përtej gjatësisë së fustaneve dhe mbulimit të plotë të tyre kishte dhe çarje që zbulonin qëllimisht këmbët e gjata të modeleve.
Versace solli mbrëmje të ngrohta dimërore me pallton blu të endur me rrjetë metalike prej gurësh swarovski – një mbuluese e rëndësishme për fustanin e poshtëm të modeles.
Gjithashtu dhe fundet e fryra ishin të panishme në sfilatë, të ngjitura pas trupit dhe të kombinuar me bizhu në forma gjeometrike. Qëllimi i Vercases ishte krijimi i një atmosfere romantike me gamën e ngjyrave të mesnatës si bluja dhe vjollca, çka rikrijonte natën me yje me vendosjen e kristaleve në sipërfaqjen e veshjeve për të dhënë ndriçim të përshatshëm për klubet e natës.
Stilistja Donatella Versace ishte e fundit që shkeli në pasarelë për të përshëndetur të gjithë pjesmarrësit e sidomos këngëtaren Jennyfer Lopez e cila mesa duket ka mbetur e mrekulluar.
Java e modës në Paris do të mirëpresë atelie të rëndësishme si Dior, Chanel dhe Valentino deri në fundjavë.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com