'Jetëgjati, jetëshkurtër nuk bëhet'/ Rama batuta në spital: Gratë durojnë burrat gjithë jetën, jo më tërmetin (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama vizitoi në spitalin e Traumës disa nga qytetarët që u lënduan si pasojë e tërmetit që tronditi dje Tiranën dhe Durrësin.

"Populli thotë jetëgjati jetëshkurtër nuk bëhet. Këto gjëra nuk i kemi në dorë, kanë ndodhur dhe tani të bëjmë cdo gjë ta kalojmë me sukses. Për cfarë të duhet jam në dispozicion" tha Rama teksa u bisedoi me njërin nga qytetarët.

Ndërsa gjatë komunikimit me një qytetare, që është shtruar në spital nuk munguan edhe batuat. "Pak durim, megjithëse gratë kanë durim, se kur durojnë burrat tërë jetën... Por për cdo gjë që duhet jam në dispozicion" tha ai.


Lajmi kryesor:

Të dëmtuarit nga tërmeti Rama i çon me pushime të detyruara në Durrës: Bëni edhe shëtitje buzë detit


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

OKB i kërkon Britanisë së Madhe të anulojë ligjin për dërgimin e emigrantëve në Ruanda

OKB i kërkon Britanisë së Madhe të anulojë ligjin për dërgimin e emigrantëve në Ruanda