Jo armëve kimike, protesta në
Tiranë, Elbasan, Korçë, Lushnje

Jo armëve kimike, protesta në<br />Tiranë, Elbasan, Korçë, Lushnje
TIRANË - Mijëra protestues kanë dalë sot në rrugët e Tiranës dhe rretheve të ndryshme të vendit, kundër sjelljes së armëve kimike siriane për tu shkatërruar në Shqipëri. Kjo është dita e tretë që shoqëria civile, qytetarë, ambientalistë kanë dalë në protesta të ndryshme.

Protestuesit në Tiranë, janë mbledhur sërish sot, në dy tubime, në qendër të Tiranës tek sheshi Skënderbej dhe përpara Piramidës, për t’i thënë jo asgjësimit të armëve kimike në Shqipëri. Ata më pas janë bërë bashkë tek zona e njohur si Piramida duke protestuar për armët kimike.

Gjithashtu të tjerë protestues janë mbledhur përballë bashkisë dhe do të protestojnë përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Një protestues bëri thirrrje opozitës të ketë një qëndrim zyrtar. “Jo armëve kimike, Shqipëria është e shqiptarëve”, ishin thirrjet e protestuesve në Tiranë.

protestat

ORA 14:43 KUNDËR ARMËVE KIMIKE, STUDENTËT BOJKOT MËSIMIT
Studentët e Ekonomikut dhe ata të Universitetit Politeknik do të bojkotojnë mësimin dhe provimet për t’iu bashkuar protestës kundër sjelljes së armëve kimike siriane në Shqipëri. Vendimi është bërë i ditur nga një përfaqësi e studentëve të cilët morën fjalën në protestën që nisi ditën e sotme në orën 14:00.
Ndërkaq, protesta e rradhës do të zhvillohet ditën e nesërmë në orën 09:30 minuta të mëngjesit por këtë herë do të zhvillohet përpara parlamentit. Studentët do të marrshnojnë nga Fakulteti Ekonimik drejt ambasadës së SHBA dhe më pas tek salla e Parlamentit.

(Në foto: Protesta në Tiranë)

GURI: DO SHKOJME NE DURRES T’I NDALOJME
Ambientalisti Sazan Guri tha për gazetarin tonë Arsen Rusta se, “Shqipëria nuk ka shpatulla për të marrë përsipër këtë. E tha dhe kryetari i Parlamentit. Nëse nuk do të ndodhë do të arrijmë deri në mosbindje civile. Do shkojmë në Durrës t’i ndalojmë". “Jemi ne që ju kemi zgjedhur. Jo armëve kimike”- dëgjohen thirrjet e protestuesve

ORA 14:15 PROTESTUESIT NË BULEVARDIN “DËSHMORËT E KOMBIT”
Një tjetër grup protestuesish të mbledhur në sheshin “Skënderbej” po marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Ata mbajnë në duar pankarta ku shkruhet “Jo armëve kimike”. Protestuesit ecin nëpër trotuar, ndërsa është rënduar trafiku në bulevard.

NË ELBASAN KUNDER ARMEVE KIMIKE
Është përshkallëzuar protesta kundër armëve kimike në qytetin e Elbasanit. Me qindra të rinj të organizuar nëpërmje rrjeteve sociale dhe njoftimeve të afishuar në pikat kryesore të qytetit kanë tubuar paqësisht duke bllokuar qarkullimion e automjeteve, deri në përfundim të protestës. Në moton “Stop Armët Kimike”, qytetarët dhe student të Universiteti “Aleksandër Xhuvani” kanë bllokuar bulevardin kyesor “Aqif Pasha”, deri në rreth rrotullimit pranë “1 Majit”.

Policia nuk ka ndërhyrë duke e lejuar që protestuesit t’a përcjellin paqësisht mesazhin e tyre.
 protestat
(Në foto: Protesta në Elbasan)


Më pas protestuesit janë grumbulluar pranë sheshit “Gensher”, ku ju janë bashkur dhe nxënës të disa shkollave 9-vjecare. Fëmijët të organizuar nga mësuesit e tyre brohorisnin, “Jo armët kimike në Shqipëri”!
 
Protestuesit u shprehën njëzëri se, “në rast se nuk do të gjndet nje zgjidhje për armët kimike, atëherë protesta do të përshkallëzohet dhe në rang kombëtarë. Presim që qeveria të reflektoje për vendimin e marrjes së demontimit të armëve kimike në Shqipëri nga Siria dhe, duam që zëri ynë të merrët në konsideratë” u shprehën ata.
 
KORÇE, STUDENTE E SHOQERIA CIVILE NE PROTESTA
Djetra studentë të Universitetit Fan Noli të qytetit të Korçës i janë bashkuar sot protestave që AKIP po zhvillon në të gjithë Shqipërinë për ti thënë “Stop” importit të armëve kimike nga Siria në Shqipëri.

Me pankarta ku shkruhej “Stop armëve kimike dhe lëndëve toksike” të rinjtë kanë bërë thirrje që gjithë shqiptarët të ngrihen në protesta për të parandaluar atë që pritet të ndodhë dhe që sipas tyre do të shkaktojë probleme tek ata dhe pasardhësit e tyre.
 
“Ne dhe për importin e mbetjeve nuk kemi qenë dakord. Është absurd që për një vend të varfër të sjellin gjithë ato helme. Duhet të protestojmë më shumë të sensibilizohen qytetarët për ti thënë jo”- thotë një tjetër protestues.

protestat 
(Në foto: Protesta në Korçe)

Protestes së të rinjve i janë bashkuar edhe anëtare nga shoqeria civile dhe tifozeria e Sport Klub Skendërbeut të cilët njëzëri kanë kërkuar që qeveria shqiptare ti thotë “Stop” importit të këtyre lëndëve në Shqipëri.
                                    
“Këto armë kimike janë të rrezikshme. Këtë na e konfirmoi dhe ambasadori i OSBE-së. Duam të sensibilizojmë sa më shumë opinionin që këto armë kimike të mos i pranojnë në asnjë lloj mënyre”, thanë të rinjtë.  
 
LUSHNJE, PROTESTA NEPERMJET FACEBOOK
Në Lushnje, të organizuar përmes rrjeteve sociale qytetarët kanë protestuar kundër demontimit të armëve kimike. Me parulla në duar dhe maska mbrojtëse, protestuesit kanë kërkuar janë shprehur kundër mundësisë për asgjësimin e armëve kimike siriane në Shqipëri.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Universiteti i Kalifornisë anulon ceremoninë e diplomimit, shkak protestat e studentëve kundër luftës në Gaza

Universiteti i Kalifornisë anulon ceremoninë e diplomimit, shkak protestat e studentëve kundër luftës në Gaza