Ne të gjithë kemi nevojë për t’u ushtruar, por ndodh shpesh që nuk kemi dëshirën e mjaftueshme për të shkuar në palestër. Kur ndodheni përballë kësaj situate duhet të shmangni këto shprehje në mendjen tuaj:
1-Nuk kam kohë të mjaftueshme: Shpesh i mbushim mendjen vetes se kemi dëshirë për të shkuar në palestër por nuk kemi kohë të mjaftueshme. Ky është justifikmi i parë të cilin duhet ta shmangni.
2-Jam shumë e lodhur: Sa herë që ndiheni të lodhur duhet të ndjeheni më shumë të inkurajuar për të shkuar në palestër. Mos e neglizhoni për shkak të lodhjes. Do ndiheni edhe më mirë pasi të dilni nga palestra. Do keni më shumë energji.
3-Ushtrimet janë të mërzitshme: Mos mendoni se sa të mërzitshme janë ushtrimet që ju do të bëni në palestër. Mendoni pozitivisht se sa mirë ju bëjnë ju ushtrimet dhe sa mirë do ndiheni pas tyre.
4-Fëmijët nuk do të më lejojnë: Mos i përdorni si justifikim fëmijët tuaj. Mund t’i lini ata me bashkëshortin tuaj ose prindërit ndërkohë që shkoni në palestër.
5-Do të shkoj nesër: Justifikimi se mund të shkoni në palestër nesër, nuk është i duhuri. Mos e shtyni asnjëherë ditën tuaj të programuar për palestër.
/ATSH/
/Shqiptarja.com