Jo vetëm që e katapultuan në MAS, por e rethuan me këshilltar politik të komanduar nga cadra e PD. Pritshmëria e publikut ishte e lartë. Për një moment, njerëzit imagjinuan sikur këshilltaret e ministres teknike të arsimit, do ishin figura të pakonsumuara më parë, njërëz të shkolluar në perëndim etj.
Në fakt, ndodhi e kundërta. Gafa e parë e ministres Karabina ishte emërimi i 5 këshilltarëve politik të cilët janë njerëz me preçedent, të mllefosur, të larguar nga MAS gjatë vitit 2014 për shkelje të rwnda në detyrë.
Nga ana tjetër emërimi I 5 këshilltarëve politik përkatësisht me urdhrat nr 307,309,310,311,312 ishte jo në proporcion me numrin e vendeve vakante që ishin vetëm 4. Aktet e emërimit të këshilltarwve politik bien ndesh me urdhrin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë “Për miratimin e strukturës së Ministrisë së arsimit dhe Sportit” si dhe me ligjin nr 10296 dt 8.7.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”. Njëkohësisht neni 88/3 I Kodit Zgjedhor në Republikën e Shqipërisë, ndalon marrjen në punë të individëve gjatë fushatës zgjedhore jashtë organikës dhe strukturës së miratuar të institucionit.
Po cilët janë këshilltarët e znj Karabina?
Këshilltari nr 1 i ministres Karabina menaxhon maturën shtetërore, por ka konflikt të hapur me ligjin, pasi ka djalin maturant. Në mënyrë flagrante duke shkelur ligjin dhe regulloren e maturës Shtetërore 2017, ky njeri ka shkuar me urdhër të ministres dy herë në mjediset e QSHA ( ish AKP) për të asistuar proçesin e përputhjes së pikëve të maturantëve me emrin e tyre, në nxjerrjen e rezultateve të provimit të gjuhës së huaj dhe provimeve me zgjedhje.
Ky personazh mediokër tentoi të politizonte procesin e maturës shtetërore duke supozuar se datat e provimeve ishin vendosur përpara zgjedhjeve elektoralole 2017 për favorizim elektoral. Ndërkohë që datat e provimeve të maturës shtetërore janë propozuar nga QSHA një vit më parë për të menaxhuar procesin teknik të maturës. Po ky këshilltar mbronte tezat e PD kundër reformës në arsim duke anatemuar udhëzimin e pranimeve në universitet. Ironia më e madhe është se i gjith ky proces ndodhi duke përfaqësuar logon e MAS dhe duke kundërshtuar programin qeverisës (https://www.youtube.com/watch?v=HvXf9T5_oSA)
Këshilltari nr 2 i ministres Karabina njihet si personi që dikur ishte specialist në MASH dhe paguhej për vite me radhë nga Universiteti Vitrina” për të mbuluar zullumet e këtij universiteti në kohën kur shiste diploma apo i konvertonte me sasi durualumini apo kg fasulesh.
Sot njihet si njeriu që shoqëroi ministren Karabina në mjediset e maturës Shtetërore në Fushkrujë, Laç, Kamëz dhe kontrollonte maturantët në kundërshtim të plotë me regulloren e maturës shtëtërore. Nuk është rastësi që foto të testit të maturës të publikuara në portalin “Jeta OSH QEJF” përkonin me mjediset ku inspektonte ministrja teknike dhe këshilltari I saj i dhunshëm.
Vetëm disa ditë më parë këshilltari i ministres publikoi në media pjesë të projekt-raportit të auditimit të performacës së institucioneve përgjegjëse për Maturën 2016, i kryer nga KLSH.
Gënjeu publikun duke e cituar projektin raportin si versionin përfundimtar, ndërkohë që drejtoritë e MAS janë duke punuar me këtë projekt-raport konfidencial dhe kanë afat për të replikuar gjetjet e raportit, I cili mund të ndryshojë ose jo në varësi të argumentave dhe kundërargumentave që do të përdoren nga specialistët e MAS. (http://www.syri.net/sociale/76318/pranimet-ne-universitete-cfare-u-gabua-ne-2016-dhe-c-duhet-ndryshuar-kete-vit/) / Lexo.al
dy.b/shqiptarja.com