Mbledhjen e grupit të PS, kryesocialsiti Edi Rama e mbylli me kritika edhe për të tijët Ka shpirtra të humbur edhe mes nesh, tha Rama, që duan një Shqipëri të re. Një mesazh që duket se shkon për të gjithë socialistët që mund të lëkunden nga protesta, apo edhe për deputeten Elisa Spiropali, e cila mungoi në mbledhjen e grupit. 

Rama tha se disa brenda familjes së tij politike, ‘karta’ e Bashkimit Europian iu duket pak e lodhur. Por u tregua i qartë kur u tha se kush nuk do të shkojë të sheshi i xhirimit dhe t’iu bashkohet protestuesve, të qëndrojë në PS dhe të shohë se karta për në BE nuk është e tija, por është karta e historisë së Shqipërisë.

“Ka edhe intelektualë të familjes sonë politike, që thonë kjo karta e BE është pak e kartë e lodhur. Të gjithë këta që kanë studiuar kartat e mia me kaq pasion, i keni atje te sheshi i xhirimit. Kush nuk do të shkojë tek sheshi i xhirimit, të rrijë këtu në PS dhe të shikojë mirë që unë nuk kam karta të miat. Karta e BE është karta e historisë së Shqipërisë. Ne nuk jemi këtu për të fituar numrin e klikimeve të ditës, ne jemi këtu për të fituar Shqipërinë 2030 në BE.

Është edhe një thirrje për një marrëveshje të re, Shqipëri të re. Ka edhe shpirtra të humbur këtu në familjen tonë politike që duan Shqipëri të re. Mezi pres të na sjellin draftin e Shqipërisë së re, të shkruar dhe jemi aty të bëjmë marrëveshje, por kam frikë se drafti nuk do vijë kurrë, sepse Shqipëria e re është si të gjitha siluetat e flamigove, njërën prej të cilave e mbante Fatos Lubonja. Fatosi poshtë, flamingo lart, HI HI HI edhe Shqipëria e re. Do kritikohemi, do sulmohemi por ne kemi detyrim të mos zgjedhim rrugën më të lehtë”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Bota s’u zgjua prej fatit të Nartës, por nga emri i Kushner dhe hija e Trump! S’ka dorëheqje, destinacion BE-ja! Sheshi i protestës, studio për të ushqyer proletariatin e algoritmit