Kadastra e Vlorës do të zhvendoset në Tiranë deri në fund të këtij muaji sipas urdhrit të firmosur më datë 23 janar. 55 punonjësit e Kadastrës së Vlorës kanë kundërshtuar shpërnguljen duke firmosur dhe një peticion, pjesë e të cilit është bërë dhe nëndrejtori Sokol Shehaj.
Kjo mbështetje ndaj punonjësve, i solli Shehajt sot me email vendimin për lirimin nga detyra. Puna sot në Kadastër është pezulluar ndërsa në godinë ka mbërritur Shehaj, i cili është pritur me lot e përqafime nga punonjësit.
Për mediat Sokol Shehaj njoftoi lirimin nga detyra duke e cilësuar si masë ndëshkuese për firmën e hedhur në peticion. Ai tha se drejtoria i duhet qytetit ndërsa shtoi se i ka mbështetur punonjësit dhe për arsyet e tyre familjare.
“Unë ju bashkova punonjësve. Drejtoria ka qenë gjithmonë në qytetin kur duhej të ishte. Aty ku janë pronat, nuk mund të lëvizi në vende të tjera. Kjo ishte arsyeja që i mbështeta punonjësit dhe për arsye familjare të tyre. Ka ardhur në email për lirimin tim nga detyra si masë ndëshkuese për nënshkrimin e këtij institucioni”, tha Shehaj.
Punonjësit e Kadastrës refuzojnë të largohen nga ambientet e punës në shenjë proteste teksa kërkojë rishikim të vendimit, dialog dhe transparencë me stafin. Ata theksojnë se transferimi në Tiranë do të sjellë vështirësi të mëdha ekonomike dhe familjare, përfshirë pamundësinë për zhvendosje, rritje të kostove të jetesës dhe largim nga vendbanimet e tyre. Ata kërkojnë sqarime nga drejtori Albion Koçi, i cili nuk ka shkuar në Kadastër për tu ballafaquar me punonjësit.
“Përvec kohës të pamjaftueshme, çdo gjë tjetër është pamundur sepse jemi familjarë, kemi bërë investime kemi fëmijët këtu. Nuk mund t’i lëmë për 4 ditë dhe të shpërngulemi në Tiranë pa asnjë sqarim tjetër. Çfarë kemi ne në Tiranë? Nuk kemi as drejtorin këtu”, tha njëra prej punonjëseve.
“E para jemi familjarë. E kemi bërë punën me rigorozitet. Protokollohet një urdhër më datë 23, më 24 na kërkohet të vijmë në punë. E kemi bërë punën jo hile se është turp që jemi etiketuar si hajdutë. Këtu po digjet i njomi me të thatë. Ne nuk jemi lecka, kemi sakrifikuar. Fajtori të gjendet, qytetarët të na dalin krah. Po nuk gjetën zgjidhje me ne këtu, ku do ta gjejnë pastaj zgjidhjen njerëzit? Cili është interesi që qeveria e do hipotekën në Tiranë. Mos të fshihet drejtuesi, vetëm nga ana morale ai të ishte bashkë me ne këtu”, tha një tjetër punonjës.
Lajmi në përditësim...
Komente












Kryekput te korruptuar! E di mire kujt i eshte dashur te perballet me keta!
PërgjigjuKemi tre vjet dhe nuk na japin çertifikat pronsir
PërgjigjuNjë vendim që duhej të merrej vite më parë lotët e punonjësve thjesht lotë korkodili.
Përgjigju