21 janari në SPAK/ Imeraj: Kushdo që ka dijeni se Berisha apo Basha urdhëruan vrasjet e 4 protestuesve, le të dëshmojë! Gjokutaj: Çështje maratonë për interesa politikë

Ish Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka folur për kallëzimin e bërë nga ministri Ulsi Manja në SPAK për 21 janarin e 2011-tës ku mbetën të vdekur katër protestues. E ftuar në studion e emisionit ‘Pa Protokoll’  me gazetaren Anduela Ndreu në Report TV, ajo tha se cilido politikan apo kushdo person tjetër që ka dijeni se urdhrin për të shtënë drejt protestuesve e ka dhënë ish kryeministri, Sali Berisha apo ish kryedemokrati Lulzim Basha asokohe ministër i Brendshëm, duhet të shkojë të dëshmojë në prokurori.

“Ne kemi një kallëzim që na thjotë se ka dalë një audiopërgjim. E zëmë se e marrim këtë audiopërgjim. Kushdo individ, politikan që ka dijeni që këtë urdhrin e ka dhënë Berisha të vijë të dëshmojë. Të tregojë se nga e ka marrë dijeninë, të verifikojmë edhe pjesën tjetër. Pritshmëria e publikut është e tillë që për shkak të impaktit publik që ka dhe për shkak të atyre viktimave, duhen ndjekur këto etapa. A kemi sot ne një individ që del dhe thotë se urdhrin e ka dhënë Basha? Askush nuk e ndalon prokurorinë të japë urdhër për thirrjen e dëshmitarëve që kanë dijeni për këtë çështje”-u  shpreh Imeraj.

Ndërsa avokati, Genc Gjokutaj tha se qeveria kërkon të përdorë 21 janarin në mënyrë politike për të hequr vëmendjen nga skandalet e tjera. Avokati shtoi më tej se më herët asnjë nga deputetët apo zyrtarët e qeverisë aktuale, asokohe nuk kanë dhënë detaje të reja lidhur me këtë ngjarje dhe nuk kanë pasur pretendimet që kanë sot. Ai tha se në turmën e protestuesve, rreth 200 persona kanë qenë të paguar me para për të sulmuar policinë.

“Këtë çështje maratonë e bën politika, hapet në orën 8 të mëngjesit çdo 21 janar dhe mbyllet. Kaq kujdes kanë. Kjo është groteske për familjarët. Nuk po marrim në mbrojtje askënd por 21 janarin këron ta përdorë politika. Unë kam qenë avokat i Ndrea Prendit, do të parashtroj disa fakte. Të gjithë këta të mazhorancës kanë qenë në gjyq dhe kanë dëshmuar se çfarë kanë bërë në ato momente, nuk kanë nxjerrë asnjë pretendim të tilla siç i nxjerrin sot. Nuk del njeri konkretisht. Nuk është hetuar fakti që atje 200 protestues kanë qenë të paguar me para. Nuk është hetuar kjo.

Po ta ndiqni mekanizmin atje është një bërthamë protestuesish. Është një pjesë sulmuese, të tjerët janë solidarë vetëm nuk kanë sulmuar. Kemi të provuar se objekti është sulmuar, po ashtu edhe forcat e policisë. Ekzistenca e këtij fakti ndryshon kahjen e kësaj çështje. Vetëm inertet në oborrin e kryeministrisë kanë qenë të mbushuara plot 4 automjete”-tha Gjokutaj.

Sa i takon audiopërgjimit, avokati tha se nuk bëhet fjalë për një audiopërgjim të mirëfilltë.

“Kallëzimi i ministrit të Drejtësisë, ka një ngërç të madh moral. Ministri nuk ka të drejtë orale të kallëzojë sepse nuk ka dijeni mbi 21 janarin. Është marrë nga video zëri dhe hiqet si audio përgjim. Është marrë nga një video nga njëra prej mediave”shtoi Gjokutaj.

Lidhur me arrestimin e ish zyrtarit të FBI-së dhe lidhjes së tij me Ramën, Gjokutaj tha se kryeministri duhet të japë dorëheqjen në mënyrë që t’i hapë rrugë hetimit. Ai theksoi se SPAK duhet të marrë nën administrim këtë çështje.

“Duhet të ketë një proces, janë të gjitha mundësitë që SPAK të administrojë këtë çështje. Qëndrimi i kryeministrit është shumë i ngurtë, ai i vë barrierë procesit. Kryeministri duhet t’i hapte rrugë hetimit nëpërmjet një dorëheqje. Kështu duhet të ndodhë në një vend normal”-tha Gjokutaj.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • leone: 28/01/2023 08:22

    Doli dhe ky tullaci kuciot qe te jape mend si bishti i Berishes qe ka vite qe eshte dhe na thote qe te jape doreheqjen Rama qe me demek te hetoje prokuroria! I zgjuar do thoshte dikush,i djallezuar do te thosha une! Ashtu sic i hapi rruge drejtesise shefi e financuesi i tij i hapur e i fshehur qe ka bere nje mal me krime dhe mafiozi me licence avokati Gjokutaj s'e ka shqepur gojen e madhe qe leh tere diten ne favor te kriminelit Berisha e te kerkoje nje gje te tille!Gjokutaj eshte nje person qe sapo e sheh ne studiot televizive e di paraprakisht se cfare do pjelle nga ...goja,i ka te shkruara porosite se cfare do thote,sepse ai eshte ne sherbim te nje drejtesie te drejte si...draperi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka