Avokati Idajet Beqiri në një intervistë për Report Tv thotë se kryengritja e armatosur konsiderohet krim kundër njerëzimit. Pas kallëzimit të depozituar në SPAK për Sali Berishën dhe 9 të tjerë të cilët ishin organizatorë të kryengritjes së armatosur të 14 shtatorit, Beqiri thotë se rrezikojnë burg të përjetshëm.
“Grushti i ‘98 është ngjarja më e tmerrshme që i ka ndodhur historisë së Shqipërisë. Asnjërit prej tyre nuk iu fut një gjemb në këmbë, kur shikon që ai ngrihet sot me çdo lloj mjeti do ta marri pushtetin, ne s’do bindemi dhe molotovët i përdor çdo vit, do të thotë që ne jemi në rrezik të jashtëzakonshëm.
Për Berishën, Ridvan Bode, Genc Pollon, Shaban Meminë, që kanë qenë organizatorët e kësaj kryengritje të armatosur, rrezikojnë burg të përjetshëm. Nuk parashkruhen krimet kundër njerëzimit, e kemi të theksuar në Kod Penal”, tha Beqiri.
Lajmi kryesor:
Kryengritja e armatosur e 14 shtatorit në SPAK, Beqiri në Report Tv: E udhëhoqi Berisha! Donte të vriste Nanon, por s’e gjeti në zyrë











