Kandidatura e Belerit, si mund të zgjidhet eurodeputet i Greqisë nga burgu në Shqipëri! I duhen 200 mijë vota! Mediat greke: ‘Karrem’ për nacionalistët

Vendimi i Partisë qeverisëse në Greqi për të pasur mes kandidatëve për eurodeputet Fredi Belerin në burg në Shqipëri për blerje votash, vijon të jetë në qendër të lajmeve të mediave më të rëndësishme greke.

Protothema e konsideron kandidaturën e z. Beleri për efekt elektoral nga ana e Kryeministrit Mitsotakis, i cili po tenton të marrë sa më shumë vota nacionalistësh dhe ekstremistësh të djathë. Protothema shkruan se vendosja mes 42 kandidatëve të partisë ‘Demokracia e Re’ trazoi ujërat e brendshme partiake, megjithatë ishte ndoshta një nga të paktat herë në një kohë të gjatë që qeveria arriti të vendoste axhendën me debatin publik që rrotullohej rreth fytyrës së Belerit. Analistë të njohur grekë shkruajnë se pjesa thelbësore e kandidimit ka të bëjë me përgjigjen ndaj reflektimit të shumë njerëzve në kampin blu, nëse Demokracia e Re po ecën në mënyrë të njëanshme drejt qendrës. Sipas prestigjiozes greke Protothema zgjedhja e tij mund të ketë edhe një mesazh simbolik, “pasi ka mundësi që në muajt në vijim zoti Beleri të qëndrojë në burg si eurodeputet i zgjedhur”

Shkrimi i 'Protothema'

Ndërsa media tjetër greke Kathimerini shkruan këtë të enjte se mënyra se si Beleri do ta bëjë fushatën është një problem, për shkak se nga burgu i Fierit nuk mundet. Në këtë vështirësi praktike, familja e tij është thirrur të gjejë një zgjidhje. Sipas gazetës për momentin është menduar që djali i Belerit të mbajë mbi supe barrën e fushatës duke bërë takimet nëpër Greqi, ku pritet të lexojë mesazhet e të atit, të regjistruara ose të shkruara. Sigurisht duke mos harruar rrjetet sociale dhe mesazhet e politikanëve të tjerë të lartë të ‘Nea Demokratia’ në Greqi.

Shkrimi i 'Kathemirini'

Por a mund dhe si mund të zgjidhet Beleri eurodeputet?

Fredi Beleri është në mesin e 42 kandidatëve të djathtë për eurodeputet në Greqi ndërsa Greqia mund të dërgojë vetëm 21 të tillë në Parlament. Vetë ‘Demokracia e Re’ e Kyriakos Mitsotakis ka vetëm 8 përfaqësues, të zgjedhur para 5 viteve në 2019-n. Pra Fredi Beleri do t’i duhet të marrë vota pëlqyese dhe të renditet mes më të votuarve të partisë qeverisëse. Eurodeputeti i tetë që është zgjedhur legjislaturën e kaluar nga ‘Demokracia e re’ ka marrë mbi 195 mijë vota. Se sa Beleri do të jetë i aftë të marrë rreth 200 mijë vota të qytetarëve grekë kjo duket si një sipërmarrje shumë e vështirë.

Çfarë ndodh nëse Beleri zgjidhet eurodeputet?

Nëse Beleri fiton mandatin si eurodeputet atëherë për të shpallur zgjedhjet e ardhshme në Bashkinë e Himarës nuk do të ishte e nevojshme pritja e një vendimi të formës së prerë të Apelit të GJKKO. Beleri do të hiqet përfundimisht dorë nga betimi për kryetar në Himarë. Ligji ynë ndalon që një kryetar bashkie të jetë deputet.

Dënimi me formë të prerë për blerje votash për Belerin do të ishte vetëm një ‘dhimbje’ koke e qeverisë greke se si ta justifikonte se si një të dënuar për krim elektoral e bën një ligjvënës të Bashkimit Evropian.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/04/2024 03:10

    Evropa e di kush eshte Beleri.Nuk na takon neve t'i hapim syte as Evropes,as Greqise per kete zgjedhje me dashje.Nese eshte dikush qe duhet te reagoje per kete rast,jane greket vete Qeveria e tyre po zgjedh nje ekstremist e hajdut votash per t'i pefaqesuar ne parlamentin evropian.Nese greket jane dakord per kandidimin e tij dhe aq me teper t'a votojne,atehere le t'a mbajne,t'a gezojne e t'i pine lengun po te duan.

    Përgjigju
  • Emigrant: 18/04/2024 15:10

    I bej thirrje te gjith emigranteve shqiptar qe jetojn ne ne franc belgjik holland e gjermani te bejn protest kundra zgjedhjes se nji terroristi te agimit te art grek ne perlamentin europjan Me kete protest europa do shoh ke zgjedh greqia europarlamejtar

    Përgjigju
    • Pjeter: 18/04/2024 19:18

      Ti ke te drejte,por duhet organizim i mire per keto lloj protestash,dhe ketu eshte problemi i shqiptareve te diaspores,jane shume ne numur, por kur duhen te jene ne kembe,nuk jane,ose jane shume shume pak.

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Itali, presidenti Begaj nis turin e dytë të vizitave në Kozenca të Kalabrisë me komunitetin arbëresh

Itali, presidenti Begaj nis turin e dytë të vizitave në Kozenca të Kalabrisë me komunitetin arbëresh