Kanye West ka bërë paraqitjen e tij të parë që pas 21 nëntorit, ku u shtrua në spital për probleme mendore.

39-vjeçari, është fotografuar në West Hollywood, Kalifornisë, ku kishte ndryshuar look. Reperi kishte lyer flokët e verdhë dhe dukej mjaft ndryshe.
 
Babai i dy fëmijëve, u shtrua në spital pas problemeve me depresionin dhe tej lodhjen për shkak të angazhimeve të tij të shumta.
 
Por sëmundja e Kanye nuk është e vetmja gjë jo e mirë në jetën e tij. Edhe marrëdhënia e tij me Kim Kardashian është në krizë. Sipas mediave ndërkombëtare çifti është drejt ndarjes. 

Kanye West
(Kanye West)

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com