Deptuetët demokratë po pengojnë nisjen e seancës plenare teksa janë ulur në karriget e ministrave të qeverisë. Salla është kthyer në kaos ndërsa një moment deputeti Klevis Balliu është filmuar duke tentuar të hipë mbi tavolinë për të kaluar në vendin e ministrave, por një prej gardistëve e tërheq duke mos e lënë të kalojë. Në këtë moment ai është rrëzuar dhe ka rënë mbi Albana Vokshin.
Lajmi kryesor:
Kuvendi 1 orë 'arenë' dhune, deputetët e PD zaptojnë karriget e ministrave dhe përplasen me Gardën: Ku është Balluku? Shabani betohet mes flakadanëve, PS kalon direkt në votim











